A mund ta dashuroni mashkullin, i cili nuk është i përsosur? Natyrisht! Tek e fundit, nuk jeni as ju e përsosur. Po jua japim disa këshilla se si mund të zgjidhni mangësitë me të cilat mund të ballafaqoheni!
Në qoftë se dëshironi që të dashuroni me tërë shpirtin, duhet të pranoni patjetër një fakt të rëndësishëm: nuk ekziston mashkulli i përsosur (sikundër që nuk ekziston as femra e përsosur)!
Gjithsesi, meshkujt janë të mrekullueshëm, që nga koka deri në thembra, mirëpo ashtu siç i zgjidhni atributet të cilat i dëshironi t’i ketë partneri juaj, gjithashtu zgjidhni edhe mangësitë të cilat jeni e gatshme të përballeni. Ndoshta do të mund të jeni e lumtur ne një mashkull i cili nuk është shumë i pasur por me të cilin do të mund të çoni dashuri tërë natën? Apo, ndoshta do të mund të përjetoni ndonjë heshtje shumë të gjatë, mirëpo jo edhe ndonjë shikim të padjallëzuar të ndonjë femre tjetër. Dashuria juaj e përsosur nuk është mashkulli ideal, por tipi ideal i papërsosmërisë. Duke e lexuar këtë ciceron diagnostik, më lehtë do të mund të gjeni njeriun, mangësitë e të cilit më së miri u përshtaten mangësive tuaja.
Mashkulli i shkujdesur
Simptomat: I shfrytëzon mëngët në vend të faculetës; i hedh në dysheme peshqirët, gazetat, enët e palara; pjesën më të madhe të hapësirës në banesë ia zënë rrobat e papastra dhe kutitë e zbrazura të picave.
Shërimi: Vazhdimisht bezdise; thirreni të ëmën e tij që ta bindë për një kujdes më të madh; ndiqeni pas me thithëse pluhuri.
Prognoza: E dobët, por jo edhe e keqe. Të shkujdesurit rrallë mund t’i përmirësoni, mirëpo edhe në atë situatë mund të gjeni lumturinë.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila është edhe më e shkujdesur se ai. Vetëm ajo mund ta motivojë që të bëhet më i kujdesshëm; E mirë është ajo, aftësia e së cilës për humor mund ta mbizotërojë aftësinë për rregull.
Mashkulli heshtak
Simptomat: Buzëqesh, lëviz kokën, llomotit, ndërsa kohë pas kohe edhe pëshpërit, mirëpo nuk dëshiron apo nuk mund të thotë diçka të mençur.
Shërimi: Kërcënojuni se do ta dërgoni te terapeuti; filloni edhe ju të heshtni; flisni me të derisa të mos fillojë të flasë edhe ai, vetëm e vetëm që t’ju lusë që të heshtni.
Prognoza: Kurrë nuk do t’ju zbulojë mendimet e veta më të thella, mirëpo shtrohet pyetja se a do të kishit kërkuar fare nga ai një gjë të tillë?
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila merret me punët të cilat kërkojnë komunikim (psikologe, gazetare) ndoshta do të jeni e lumtur që nuk nuk jeni e detyruar të bisedoni edhe në shtëpi; E mirë është ajo e cila ka shumë miq dhe anëtarë familjeje që flasin shumë; Më e keqe është ajo e cila dëshiron të dijë çdo gjë.
Mashkulli flirtues
Simptomat: Jep komplimente, vë kontaktin me femrat edhe me sy.
Shërimi: Lidhja e syve me shami, izolimi apo përkufizimi në punët ekskluzivisht që i përkasin meshkujve dhe në shoqëri të meshkujve.
Prognoza: Me kalimin e kohës do të bëhet një plak i pafytyrë.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo që ka besim të fuqishëm në vetveten apo femra liberale; E mirë është femra flirtuese, e cila di se sa është i padjallëzuar dhe i eksituar flirti; Më e keqja është ajo e cila ndihet e rrezikuar, madje edhe kur ndodhet në afërsi ndonjë police e bukur.
Mashkulli egoist i papjekur
Simptomat: Harron ditëlindjen tuaj, ndërkaq hidhërohet shumë në qoftë se ju i përgatitni ndonjë surprizë për ditëlindjen e tij.
Shërimi: E vetmja shpresë ju mbetet që të pritni disa vjet dhe të shikoni se a do të përmirësohet.
Prognoza: E dobët. Disa vërtet përmirësohen, ndërkaq disa jo. Në qoftë se ka më shumë se 25 vjeç, me siguri do të keni punë me një adoleshent të përjetshëm.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është femra me besim në vetveten dhe mjaft e guximshme që ta detyrojë të pranojë se është i pasinqertë; E mirë është ajo e cila kujdeset vetë për çdo gjë; Më e keqe është femra që sakrifikon shumë dhe që ka prirje të sillet si nënë.
Mashkulli shumë mendjemadh
Simptomat: Kur bisedohet për të, bëhet i padurueshëm dhe i shqetësuar.
Shërimi: Pranojini interesat e tij si të jenë tuajat, derisa jeni në shoqëri me të tjerët, të cilët shfaqin interesim për mendimin tuaj; leksione intensive nga vetëkritika.
Prognoza: Vështirë se do të shfaqë interesim për të tjerët, pos vetëm për vetveten.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është "barbika"; E mirë ajo e cila është e impresionuar njësoj me vetveten; Më e keqe është çdo femër tjetër.
Mashkulli koprrac
Simptomat: Refuzon ftesën për mbrëmje afariste, sepse nuk dëshiron të huazojë rroba nga të tjerët; shkon vetëm atje ku ka shokë a miq; merr kese nga restorantet.
Shërimi: Fitim i madh në lotari; Ndoshta ndonjë fatkeqësi kobzezë apo ndonjë sëmundje serioze, nga të cilat më vonë do të jetë i lumtur që ka mbetur gjallë.
Prognoza: Kursim tërë jetën, mirëpo në qoftë se vdes i pari, do t’ju mbetet e tërë pasuria.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila u shmanget blerjes së gjërave të shtrenjta dhe mendon se pitja me djathë është e mirë për darkë; E mirë – koprraci dhe dorëlira shpeshherë ndërmjet vete i zbusin prirjet e tyre ekstreme; Më e keqe është ajo e cila konsideron se blerja e dhuratave të shtrenjta është dëshmi e dashurisë.
Mashkulli i vogël dhe jotërheqës
Simptomat: Kur e prezantoni para miqve, ata e gërgasin dhe thonë: Mos na qesëndis".
Shërimi: Akoma nuk ekziston.
Prognoza: E shkëlqyeshme. Në qoftë se është shtatshkurtër, mund t’ju huazojë rrobat, çka është më e rëndësishme, të gjithë meshkujt herët a vonë bëhen tullacë dhe jotërheqës. Konsiderojeni njeri të përparuar.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo që i përshtatet karakterit të tij; Më e keqe është ajo që është provide deri në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje