Site icon Telegrafi

Nuhiu i lumtur me fitoren ndaj Drenicës – tregon edhe pse nuk po e inkuadron Alidemën

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar për fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës.

Kampioni në fuqi fitoi 3-0 në udhëtim te skuadra nga Skenderaj, për të vazhduar kështu të jetë lider në Superligën e Kosovës.

Nuhiu ka përgëzuar lojtarët e tij për këtë paraqitje, derisa ka folur edhe për gjendjen e Festim Alidemës.

Lexo po ashtu Drita vazhdon sigurt si lider - fiton si mysafir i Drenicës

“Mendoj se orari ishte shumë i ngjeshur, në pjesën e parë nuk pash freski nga futbollistët e mi, por erdhi ai goli në minutën e fundit e më pas luajtëm mençur”, ka thënë trajneri i Dritës për “Art Sport”.

“Me plotë meritë kemi marrë këtë rezultat, gjendja e Alidemës është mirë… në varësi të kundërshtarit do të vijë edhe mundësia për të, unë kam besim në aftësitë e tij”, përfundoi Nuhiu.

Pas kësaj fitore Drita mbetet akoma e para në tabelë, ndeshja e fundit vjeshtore për ta do jetë në fundjavë kundër Arbërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version