Në stinorin e ri prapë do të ketë pagë rreth 7.4 milionë euro, dhe do të jetë i 75-ti në listën e më të paguarve në NBA.

Mirëpo, sa të jetë me Përfaqësuesen e Gjermanisë, basketbollisti 213 centimetra i gjatë do të ketë vetëm nga 250 euro në ditë nga Federatat e Basketbollit të Gjermanisë. Këto janë para xhepi në krahasim me ato që merr në SHBA.


Në të vërtetë çdo basketbollist që është nominuar për Përfaqësuesen e Gjermanisë do të ketë këtë shumë. Do të llogaritet çdo ditë, pavarësisht nëse është stërvitje në kamp përgatitor apo paraqitje e qëndrim në kampionat evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Pagesat do të bëhen në fund të kampionatit. Për çdo lojtar që ka qenë i grumbulluar nga fillimi mund të arrihet shifra deri në 10 mijë euro. Madje edhe ata lojtarë që nga trajneri Chris Fleming (45) janë larguar nga lista do të paguhen për aq kohë sa ishin në përfaqësuese.

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka vendosur të heqë dorë nga premitë për kampionatin Evropian.
 

telegrafi sport app