Me një gol të vonshëm, Salzburgu e ka mposhtur Romën në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës.
Edhe pse Giallorossët e humbën sfidën, ata patën më shumë nga loja, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.
Mesfushori Bryan Cristante është lojtari me vlerësimin më të mirë te mysafirët, derisa Paulo Dybala ka marrë notë të ulët.
Te vendasit është veçuar portieri Philipp Kohn, derisa notë më të ulët e ka marrë sulmuesi Fernando.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Salzburg 1-0 Roma. /Telegrafi/