Roma e fitoi ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, mirëpo dështoi të kualifikohej në finale.
Vendasit bënë paraqitje më të mirë në përgjithësi dhe u vlerësuan me notë më të mirë (6.88), në raport me skuadrën mysafire (6.39).
Sadio Mane, i cili shënoi golin e parë për Redsat, është vlerësuar me notën më të lartë në këtë sfidë (8.1).
Pas tij është renditur mesfushori i Giallorossëve, Radja Nainggolan (7.9), i cili shënoi dy herë.
Mbrojtja e Liverpoolit është vlerësuar me nota të ulëta, ndërsa notën më të ulët e ka marrë portieri Loris Karius (5.7)
Alessandro Florenzi ishte lojtari me notën më të ulët te skuadra e Romës (6.3).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/