Rennes dhe Paris Saint-Germain janë ndarë baras në ndeshjen e xhiros së 36-të në kampionatin francez.
Ky barazim e ka lënë kampionin në fuqi të Ligue 1 me tri pikë prapa liderit Lille kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit.
Duke qenë rezultati i barabartë, edhe notat mesatare të dy skuadrave janë të përafërta.
Asistuesi Benjamin Bourigeaud është vlerësuar te vendasit, kurse Keylor Navas ka marrë notën më të lartë në takim.
Julian Draxler dhe Colin Dagba kanë marrë vlerësimet më të ulëta në këtë sfidë.
Më poshtë, SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të të gjithë lojtarëve. /Telegrafi/