Tjetër sukses i Milanit në Serie A, kësaj radhe e ka mposhtur Fiorentinan për ta vazhduar primatin në kampionat.
Paraqitja e Rossonerëve në San Siro ishte më e mirë, ashtu që nota mesatare e vendasve (7.15) është më e lartë se ajo e mysafirëve (6.23).
Hakan Calhanoglu (8.2) ka vazhduar me paraqitjet e mira, ndërsa me nota të mira janë vlerësuar edhe golashënuesit Alessio Romagnoli (7.9) dhe Franck Kessie (7.8).
Portieri i Violas, Bartlomiej Dragowski (7.1), që mes tjerash e mbrojti një penallti, ishte më i miri te mysafirët, kurse me notën më të ulët është vlerësuar Martin Caceres (5.2) që shkaktoi penallti.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/