Telegrafi

Normalizohet aeroporti i Shkupit

Nga aeroporti informojnë se normalizimi i qarkullimit në të dy drejtimet ëhstë bërë në mesditë.

Aeroporti të diellin ishte mbyllur për qarkullim për shkak të mjegullës së dendur. U anuluan fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Bursë, ndërsa nuk ishte i mundshëm as aterimi i aeroplanëve. Një pjesë e tyre ktheheshin, ndërsa një pjesë drejtoheshin drejt aeroportit të Ohrit. /Telegrafi/