“Vetëm mua” është autorësi e kantautorit shqiptar, Florian Mumajesi. Kjo është hera e tretë që Nora bashkëpunon me këtë kantautor pas bashkëpunimit që ka pasur në albumin e saj të fundit, për të cilin Flori i kishte realizuar tri këngë.

Videoklipi i këngës “Vetëm mua” është realizuar nga produksioni vendor “Entermedia”.

Për më shumë, Nora Istrefi është një nga kandidatët e sivjetshëm të “Video Festit Muzikor”. Me videoklipin “Another World”, ajo është nominuar në kategorinë për videoklipin më të mirë në konkurrencën R’n’B, ndërsa me atë “Pa fat” është nominuar për videoklipin më të mirë në zhanrin pop-folk.

Nora është po ashtu pjesëmarrëse në edicionin e gjashtë të festivalit “Top Fest” ku është paraqitur me baladën “Keq u pafshim”, për realizimin e të cilës ka punuar me treshen: Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov. Nora në “Top Fest 6” është nominuar vetëm në kategorinë “Best Female”. /ktv/telegrafi/

Videoklipi i këngës “Vetëm mua”: