Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Shumë mendime dhe pasione rrëmbejnë vrullshëm ditët e këtij çifti me një dëshirë për të prekur pikën tjetër, pikën që sjell ekuilibrin e brendshëm në vazhdimësinë e gjërave për të realizuar njeri-tjetrin.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Nora është ndër këngëtaret e dashura dhe të pëlqyera që me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo që shfaqet. Është fashion dizajnere, por kënga e bëri një ndër figurat më të popullarizuara të skenës muzikore. Temperamenti i saj dhe ndjenja për të qenë dikush në jetë, e shtyn që të mos ndalet. Hapat e saj në muzikë janë të shpejtë dhe të sigurt. Kultivon shije të re te audienca. Publikut i jep forcë që të vazhdojë tutje. Ajo premton se nuk do ta zhgënjejë.
Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë.
Të dy janë rritur në mjedise ku mbretëron fryma muzikore. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.
Nora dhe Roberti me ne në këtë intervistë…
Nora Istrefi, Foto: Fadil Berisha
Nora, kërkimi yt në fushën e artit është drejtuar tek muzika?
Nora: Po natyrisht! Muzika është gjithçka për mua, jeton në mua, si fëmijë kam ëndërruar, jam munduar shumë që ta arrij këtë ëndërr. Për të gjithë ata që se dinë, studimet i kam mbaruar në një degë tjetër të artit që ka të bëjë me modën, për fashion design. Dizajni i modës tash është profesioni im.
Zëri juaj është karakteristik. Sa i kushton kujdes për ta zhvilluar?
Nora: Faleminderit…i kushtoj shumë kujdes, një kohë vazhdimisht kam mbajtur orë me një solokëngëtare profesioniste rreth ushtrimeve të zërit, kurse tash ushtroj në shtëpi duke kënduar këngë nga më të ndryshmet, vokalizma, etj.
Sa e vështirë është për të rezistuar gjatë në skenë, si dhe e admirueshme?
Nora: Nuk është aspak e lehtë për ata që duan të mbesin më gjatë në skenë dhe gjithmonë të sjellin gjëra të mira. Duhesh të lodhesh fizikisht, psikikisht duke menduar se çfarë të bëjmë! Kur ke një staf me njerëz që të ndihmon, atëherë suksesi është i garantuar, por këtu shumicën e gjerave duhesh t’i bësh vet!
Një këngë, që të bëhet hit duhet të ketë…
Nora: Një melodi shume e mirë, jo e ngarkuar, pastaj vjen teksti, ritmi, aranzhmani i mirë, interpretimi, ndonjë instrument që futet live, veç sa e zbukuron etj.
Ke eksperimentuar me këngën për të gjetur ritmet që i shkojnë Norës?
Nora: Po, është normale, kur kompozitori ka përfunduar demon e këngës, por ka pas raste kur s’kam qenë shumë e kënaqur, kemi ndërruar çka s’më ka pëlqyer dhe ka dal më bukur kënga.
Nora Istrefi, Foto: Fadil Berisha
Ndonjëherë, rastësitë janë detaje që lidhin nyje të rëndësishme të jetës. Njohja me Robertin, mund të përshkruhet si një rastësi, apo…Mund të tregoni diçka më shumë?
Nora: Ne të dy, në fakt jemi njohur, por ishte muzika ajo që na lidhi që në fillim dhe e konsideroj veten shumë me fat që e kam Robertin.
Çfarë të tërhoqi më shumë te Roberti?
Nora: Sytë depërtues, qëndrimi, bisedat që zhvillonte, sensi i humorit, sinqeriteti dhe ka shpirt artisti.
Ku qëndron ndryshimi mes teje dhe Robertit?
Nora: N’thelb jemi krejtësisht të njëjtë, por normal, që në disa gjëra të vogla ndryshojmë…
Për çfarë është i hatashëm Roberti?
Nora: Është muzicient i shkëlqyer.
Sa përqind të ditës ia kushton të dashurit?
Nora: 80%
Çfarë do të ndryshonit tek vetja?
Nora: Askush s’është perfekt, kështu që nuk do të ndryshoja asgjë tek vetja.
Ju pëlqejnë tatuazhet dhe keni ndonjë të tillë në trup…
Nora: Më pëlqejnë, por nuk kam menduar ndonjëherë për t’bërë tatoo.
Aktualisht, me çfarë po merreni ju Nora?
Nora: Jam duke punuar rreth disa këngëve të reja.
Lexoni ndonjëherë gazeta dhe a ju intereson ndopak politika…?
Nora: Po i lexoj shumë shpesh, e sidomos vikendeve në aeroplan. Kam dëshirë të jem e informuar për çdo gjë.
Robert Berisha
Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë…
Robert, si është dita jote?
Roberti: Verës nxehtë dimrit ftohtë, varet se çfarë pune kam atë ditë, ashtu edhe dita më kalon, paradite i lirë, kurse pasdite i zënë me punë.
Tingulli që të pëlqen më shumë?
Roberti: Varet prej instrumentit me të cilin e ekzekuton atë tingull.
Kur nxehet Roberti… çfarë ndodh?
Roberti: Ftohet shpejt.
Për ju një femër kur mund të quhet e bukur?
Roberti: Vetëm kur e njoftoj tek atëherë mundem me e ditë sa është e bukur.
Cili është problemi më i mprehtë i femrës?
Roberti: T’kisha qenë femër t’u kisha përgjigj, po besomë, që nuk e di.
Keni derdhur lot ndonjëherë?
Roberti: Me filma turqisht kur kam qenë i vogël.
Momenti juaj më i preferuar?
Roberti: Kam shumë…
Ka shumë sekrete të fshehura në shpirtin tuaj?
Roberti: Jo, nuk di me fsheh.
Pika juaj më e dobët?
Roberti: Nuk mund të shoh gjak live, si në TV, e kam pikë shumë të dobët.
Pse jeni kaq tërheqës tek femrat?
Roberti: Nuk e di a jam a s’jam, veç më shumë kisha thënë që më simpatizojnë si muzicient dhe përcjellës i Sinanit.
Roberti dhe Nora
Si do ta përshkruanit veten?
Roberti: Nuk e di. Në këtë pyetje më mirë do të ishte përgjigj Nora.
Cila është receta, sipas jush, që duhet të përdor një mashkull për të bërë për vetë një femër?
Roberti: Mos me rrejtë, me e ‘shti’ me qeshë sa më shumë edhe jo fort me u lazdruar .
Çfarë të tërhoqi më shumë te Nora?
Roberti: Pa modesti, gjithçka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?