LAJMI I FUNDIT:

Nook Tablet, në treg prej 17 nëntorit

Nook Tablet, në treg prej 17 nëntorit

Barnes & Noble edhe zyrtarisht ka njoftuar mediat për tabletin e saj të rim për të cilin është folur shumë javën e kaluar.

Më saktë, bëhet fjalë për Nook Tablet i cili posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, ndërfaqe VividView SPI LCD, ndërsa procesori i tabletit me dy bërthama i takon TI OMAP4 1GHz.

Nook Tablet gjithashtu është i pajisur me 1GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa kjo hapësirë mund të rritet deri në 32GB përmes mikro SD kartës.


Për më shumë, Nook Color vjen edhe me disa aplikacione të para-instaluara, si ai i Netflix.

Tableti i Barnes & Noble do të dal në shitje më 17 nëntor, dhe do të shitet me pakicë për 249.99 dollarë, ndërsa çmimi për Nook Color ka rënë në 199 dollarë. / Telegrafi /