Telegrafi

Nominimi më i fortë deri më tani – cili nga shtatë banorët do të eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2?

Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 edhe këtë të hënë (4 dhjetor) solli përplot befasi e ngjarje të ndryshme.

Ky reality shou kësaj radhe ia la në dorë publikut fatin e disa prej banorëve brenda shtëpisë së famshme.

Tre nga banorët që shkuan në nominim nga publiku ishin: Alba Vukaj, Azem Gagica dhe Besart Zeneli.

Këtyre tre konkurrentëve iu bashkuan edhe katër të tjerë në nominimin që u bë sy me sy, në prani të të gjithëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Blerando, Ylli Dervishi, Blero dhe Kader Kicaj qenë të tjerët që morën më së shumti nominime.

Telegrafi ka realizuar një sondazh për lexuesit, për të marrë mendimet e tyre rreth personazhit që do të eliminohet nga gara e madhe për 200 mijë euro.

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.