LAJMI I FUNDIT:

Nokia Siemens Networks largon 17,000 punëtorë

Nokia Siemens Networks largon 17,000 punëtorë

Nokia Siemens Networks (NSN) paralajmëroi largimin e 17,000 punëtorëve, respektivisht rreth çerekut të numrit total të të punësuarve për të kursyer rreth një miliard euro në vit.

NSN, i cili është në kufirin e afarizmit me profit që nga themelimi në vitin 2007, nuk publikoi se në cilat fusha të afarizmit do të ndodhin largimet, por ato janë pjesë e orvatjeve të kompanisë që në tërësi të fokusohet në rrjetat mobile, respektivisht të del nga biznesi me infrastrukturën për rrjetat fikse të telekomunikimeve. Momentalisht NSN punëson rreth 74,000 punëtorë në mbarë botën, prej të cilëve rreth 7,000 në Finlandë.

Sipas vlerësimeve të analistëve NSN ka vendosur të ndërmarr këto masa për të përgatitur kompaninë për ofertën publike të aksioneve, duke pasur parasysh se këtë nuk do të mund ta bënte me strukturën aktuale dhe me modelet aktual të afarizmit. /Telegrafi/