LAJMI I FUNDIT:

Nokia shet mbi 1 milion Lumia?

Nokia shet mbi 1 milion Lumia?

Më 26 janar, Nokia pritet të publikojë raportin e saj vjetor të hyrave, dhe aty pritet që kompania të japë shumë informata të rëndësishme për biznesin e saj, si dhe numrin e telefonave të mençur mobil të cilët ajo i ka shitur gjatë kësaj periudhe.

Sipas një raporti nga Bloomberg, në të cilin janë grumbulluar të dhëna nga më shumë se 20 analiza të veçanta, Nokia ka shitur mbi 1 milion telefona të linjës Lumia, e cila mbështetet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone.

Në raport thuhet se Nokia ka arritur të shesë rreth 1 ose 1.3 milionë telefona me platformën mobile të Microsoft, që prej momentit të lansimit të modelit të parë Lumia 800.

Megjithatë, këto shifra duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga vetë Nokia, ndërsa besohet se të dhënat do të jenë të përafërta me ato që janë analizuar nga Bloomberg. / Telegrafi /