LAJMI I FUNDIT:

Nokia prezanton tabletin e saj, gjatë verës?

Nokia prezanton tabletin e saj, gjatë verës?

Së fundmi, Nokia ka prezantuar telefonat e saj të mençur që bazohen në platformën Windows Phone, mirëpo me sa duket kjo nuk do të jetë pajisja e vetme në këtë sistem operativ.

Sipas njoftimeve të fundit, thuhet se Nokia shumë shpejtë do ta prezantojë edhe kompjuterin e saj tablet, i cili do të mbështetet nga versioni më i ri i sistemit operativ të Microsoft, Windows 8.

Drejtori i kompanisë Nokia për Francë, e ka konfirmuar një lajm të tillë, madje duke thënë se tableti i Nokia’s do të paraqitet në treg, në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu ka folur edhe për pajisjet tjera Nokia Windows Phone, ndërsa besohet se shumë të tilla nuk do të mungojnë në javët dhe muajt në vijim. / Telegrafi /