Më saktë, bëhet fjalë për modelin Nokia Lumia 800 i cili është i pajisur me versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoft, Windows Phone 7.5 Mango.


310321 10150425342988523 106976563522 10062880 743759829 n(1)

Siç është thënë edhe më herët, Nokia Lumia 800 vjen me një dizajn të ngjashëm me Nokia N9, me kamerë të integruar, mirëpo pa detaje për sasinë e pikselëve, ndërsa modeli i ri i telefonit të Nokia’s gjithashtu posedon edhe Nokia Drive, një sistem 3D i navigimit.

Përkundër pritjes dhe përfoljes së gjatë për Nokia Lumia 800, detajet e plota të këtij modeli ende nuk janë bërë publike, mirëpo një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejtë, dhe ju me siguri se do të informoheni të parët. / Telegrafi /