LAJMI I FUNDIT:

Nokia më mirë se parashikimet

Nokia më mirë se parashikimet

Nokia duke iu falënderuar shitjes më të mirë të telefonave mobil se sa që ishin parashikimet e analistëve, për çerekun e tretë publikoi rezultate befasisht mira.

Të hyrat totale të kompanisë ishin 8.98 miliard euro, që është për 13% më pak se në periudhën e njëjtë një vit më herët, por edhe më mirë se parashikimet e analistëve. Profiti ka rënë nga 634 milion të vitit të kaluar në 252 milion euro, por edhe kjo është dukshëm më mirë se parashikimet e analistëve të cilët prisnin që kompania këtë çerek do ta përfundoj me humbje prej 84 milion euro.

Dërgesat e telefonave mobil kanë rënë nga 110.4 milion në vitin e kaluar në 106.6 milion copë, e çmimi mesatar i telefonit mobil ka rënë nga 89 në 70 dollarë. Edhe pse rezultatet janë më të këqija se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kalua, kjo është dukshëm më mirë nga pritjet e analistëve që parashikonin shitjen e rreth 93.3 milion telefonave mobil. Në Nokia në veçanti janë të kënaqur me shitjen e telefonave të cilët mund të përdorin dy SIM kartela, të cilët janë jashtëzakonisht të popullarizuar në tregjet siç janë India ku shfrytëzuesit shpesh kanë nevojë të ndryshojnë operatorin për shkak të mbulimit me rrjet. CEO i Nokias ka theksuar se kompania do të vazhdoj të mbaj vëmendjen në segmentin e poshtëm të tregut ku po lufton me kompanitë e vogla kineze të cilat në mënyrë agresive po futen në treg me modelet me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Në Nokia paralajmërojnë se së shpejti në tregjet e zgjidhura do të paraqesin edhe telefonat e parë të mençur të bazuar në Windows Phone me të cilët do të kenë mundësi të garojnë në segmentin e sipërm të tregut me prodhuesit e pajisjeve të bazuar në Android dhe me iPhonein e Apple.


Menjëherë pas publikimit të këtyre rezultateve financiare aksionet e kompanisë u rritën për 8.7%, në 4.67 euro, që është vlera më e lartë e tyre që nga muaji maj. /Telegrafi/