LAJMI I FUNDIT:

Nokia Ace do të shfaqet në CES?

Nokia Ace do të shfaqet në CES?

Ngjarja më e madhe vjetore e pajisjeve elektronike të konsumit të gjerë, Consumer Electronics Show (CES), e cila do të mbahet javën e ardhshme, do të ketë shumë modele të reja të telefonave mobil, duke mos përjashtuar edhe modelet e reja të kompanisë Nokia, e cila pritet të prezantojë edhe një model të ri të telefonit i cili bazohet në Windows Phone.

Burime mirë të informuara thonë se AT&T, do të ofrojë modelin më të ri të telefonit të prodhuesit finlandez, përkatësisht modelin Nokia Ace.

Telefoni i ri i Nokia’s do të bazohet në teknologjinë “long term evolution – LTE”, ndërsa premtohet se Nokia Ace nuk do të mbetet modeli i vetëm që përdor këtë avancim teknologjik.

Sipas burimeve të njëjta, thuhet se Nokia Ace do të ofrohet më një çmim prej 249 dollarësh, me kontratë dy-vjeçare. / Telegrafi /