LAJMI I FUNDIT:

Nokia 800, prezantohet nesër?

Nokia 800, prezantohet nesër?

Gjatë ditës së nesërme, përkatësisht në ngjarjen tradicionale të kompanisë të quajtur Nokia World, pritet që kompania Nokia të lansojë modelin e saj të parë të telefonit me Windows Phone.

Njëri prej modeleve më të të përfolur për tu prezantuar nesër është pikërisht Nokia 800, për të cilin, siç është thënë edhe më parë do t’i ngjajë shumë modelit Nokia N9.

Blogu i njohur, “The Next Web” tani ka publikuar disa pamje të modelit të ri të telefonit të mençur Nokia 800, i cili me të vërtetë duket ngjashëm me Nokia N9.

Për më shumë, thuhet se Nokia 800 do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, sistemin operativ Windows Phone 7.5 Mango, ndërsa ky model do të vijë në ngjyra të ndryshme, si të zezë, rozë, dhe të kaltër./ Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori