Hulumtimet shkencore e kanë hedhur poshtë në tërësi mendimin e mëparshëm se për zhvillimin e rregullt të shputës së fëmijës nevojitet mbathje e fortë me thembra (taka) të larta dhe me hark të përkrahur të hapit.
Për vogëlushin tonë zgjedhim mbathje që do të jenë sa më të buta, komode, me pjesën e poshtme të drejtë, të butë dhe elastikë, që do t’i mundësojnë ecje sa më natyrale (ngjashëm me ecjen këmbëzbathur) dhe zhvillim të papenguar të harkut të këmbës, si dhe mekanizmit të ecjes. Hulumtimet shkencore e kanë hedhur poshtë në tërësi mendimin e mëparshëm se për zhvillimin e rregullt të shputës së fëmijës nevojitet mbathje e fortë me thembra (taka) të larta dhe me hark të përkrahur të hapit, sepse përkrahja e fuqishme e muskujve nuk sjell dobi, por vetëm e kufizon lëvizjen e tyre dhe i dobëson muskujt.
TAKA
Taka e këpucës duhet ët jetë e butë dhe nuk duhet të fiksojë nyjën. Taka e lartë dhe e fortë pengon lëvizshmërinë e nyjës dhe në këtë mënyrë e pengon refleksin ekuilibrues të fëmijës. Taka e lartë dhe e fortë i jep përkrahje muskujve, gjë që nuk është e dobishme, pasi kufizon punën e muskujve të këmbës.
HARKU I SHPUTËS
Harku i shputës në mbathjet e fëmijëve nuk bën të jetë i përkrahur (i ngjizur). Hulumtimet kanë konfirmuar se përkrahja e harkut të hapit te fëmija me shputa të zhvilluara normalisht nuk ka kurrfarë efektesh pozitive, sepse fëmija duhet t’i zhvillojë harqet e hapave nëpërmjet shfrytëzimit të muskujve të shputave (me anë të ngarkimit të shputës, nëpërmjet bartjes së ngarkimit në shputa, gjatë vendosjes në gishta…). Muskujve nuk bën t’iu marrim aktivitetet natyrore, sepse në atë mënyrë do të pengonim zhvillimin e harkut të hapit.
ELASTIKE
Taka le të jetë e rrafshët, elastike. Taka e tillë i mundëson fëmijës që, edhe kur është i mbathur, të bartë ngarkesën pa pengesa dhe ët ketë ndjenjë më të mirë të shputës, nuk ia pengon lëvizjen dhe kontribuon pozitivisht në zhvillimin e muskulit të shputës.
Në takën më të butë ecja e fëmijës i afrohet ecjes natyrale (ecjes këmbëzbathur) dhe kësisoj mundëson zhvillimin e papenguar të harkut të hapit dhe të mekanizmit të ecjes. Taka duhet të jetë aq e butë sa që me pak përpjekje të mund ta takojmë në të gjitha drejtimet.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë