Njohjet, dëshmi e fuqisë politike
Çfarë duhet tjetër për të dëshmuar fuqinë politike, përkushtimin për vendin dhe ndikimin në nivel ndërkombëtarë, përveç se të sjellësh, qoftë edhe një njohje të vetme për vendin tënd, shtetin e Ri, Kosovën.
Ka pasur shumë të tillë që e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë, sistem paralel dhe të dëmshëm, lobimin e z. Behgjet Pacolli për Kosovën, edhe pse faktet flasin se lobimi mund të zhvillohet në mënyrë të pavarur, nga kushdo që mund t’i kontribuoj këtij procesi. Është lehtë e kuptueshme se këta individë opinionistë, politikanë e udhëheqës institucionesh që e kanë kundërshtuar z. Pacolli në fushatën e tij lobuese, nuk do të ndjehen mirë pas lajmit për një njohje të re që prezantohet nga zyre të AKR-së nga z. Pacolli, në kohën kur Ministria e Jashtme funksionon vetëm sa për ta formalizuar këtë njohje. Ata thjesht, do të ndjehen keq sepse kanë qenë kundër dikujt që po i del krah Kosovës në ditët të vështira të saj si shtet i pavarur. Nuk mund ta besoj që edhe pas njohjes nga Guinea Bissao, do të vazhdoj të ketë të paditur të tjerë, që do ia kërkojnë z. Pacolli të ndal fushatën lobuese për të mos i sjell më njohje Kosovës. Por nuk e përjashtoj mundësin që edhe kjo të ndodh.
U bë një kohë që kosovarët s’kishin dëgjuar ndonjë lajm të mirë për vendin e tyre. Zgjedhjet lokale në 2009-s të përsëritura deri në 3 herë në komuna të caktuara, bastisjet pa rezultate te ministrive, akuzat e rënda për korrupsion e dosjet e hapura të zyrtarëve të lartë e kanë bërë progresin të pamundshëm në Kosovë. Kontestimet dhe përsëritjet e zgjedhjeve 2010 në një proces të tejzgjatur dëshmuan papjekurinë politike të institucioneve tona për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Raporti i Dick Martit, përmes shpifjeve të qëllimta, rëndoj edhe më shumë imazhin e Kosovës duke bërë që fillimi i vitit 2011 të ishte ndër më të mbrapshtit në vendin tonë. Kosova tashmë jo vetëm që nuk ka bërë hapa përpara drejtë qëndrueshmërisë institucionale, por po bënë hapa prapa sidomos në procesin e integrimit me cenimin e thellë të demokracisë në vend.
Njohjet për Kosovën kohëve të fundit, në disa raste, kishin filluar të mos jenë më lajm i parë edhe pse rëndësia e njohjeve vazhdon të mbetet e njëjtë. Derisa priteshin njohje që thuhej se do të vinin valë-valë, vendi ynë, Kosova kishte humbur prioritetet e saj institucionale. Kur flasim për njohje, duhet ta kujtojmë se Ministri i Jashtëm ishte larguar nga qeveria bashkë me partinë e tij dhe me pas kishte akuzuar shtetet se nuk e kishin mbajtur fjalën për ta njohur Kosovën. Realisht kjo ministri nuk i ka sjell njohje vendit as kur e kishte ministrin funksional në zyre në Prishtinë, e as pasi ai braktisi këtë zyre.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, kosovarët kishin nevojë për një lajm të mirë, çfarëdo dhe cilido coftë ai, thjesht atmosfera duhej ndryshuar pak. Njohja nga Guinea Bissao është njohje e rëndësishme si çdo njohje tjetër, por ndryshe nga të tjerat kjo njohje vjen në kohën kur Institucionet e Kosovës janë pothuajse jo funksionale dhe kur vendi ka më shumë se kurrë nevojë për sinjale pozitive. Guinea Bissao meriton një falënderim të veçanet sepse e njohu Kosovën në kohën kur vende të tjera hezitojnë ta bëjnë këtë sidomos pas raportit te Dick Martit i cili edhe pse i bazuar në shpifje e të pavërteta e dëmtoj rëndë imazhin e Kosovës. Padyshim që edhe përkushtimi i z. Pacolli dhe ekipit të tij lobues për ta bindur këtë shtet të njeh pavarësinë e Kosovës, ishte më i madh se ndonjëherë më parë.
Duke lexuar komentet për këtë njohje, kuptohej thjesht një fakt, se ishte kthyer për një çast një ndjenjë e mirë me mendimin se dikush vazhdon të punoj me përkushtim për Kosovën. Ndryshe nga të tjerë që braktisin institucionet për interesa partiake apo të tjerë që vrapojnë pas përfitimeve politike. Kjo njohje na bëri të kuptojmë se vërtet z. Pacolli paska punuar pa kurrfarë mbështetje nga institucionet e Kosovës dhe se njohjet që i ka sjell ai, janë thjesht rezultat i punës së tij.
Nuk besoj të ketë ndonjë veprim tjetër me të rëndësishëm sot për Kosovën se sa të sjellësh një njohje. Në fakt cilido personalitet politik që do të arrinte të binde një shtet ta njihte Kosovën do të mburrej me ketë. Për dallim në disa raste z. Pacolli ka vendosur që njohjet t’i dërgoj në Ministrin e Jashtme pa bërë ndonjë publicitet, por si përgjigje ka kjo Ministri prezantonte njohjet si meritë të saj, duke e injoruar kontributin e z. Pacolli dhe natyrisht kjo është e pandershme dhe jodinjitoze. Askush nuk do të lejonte që të shkelej mbi punën dhe mundin e tij. Në këtë rast është krejt e natyrshme që rezultatet e një punë të mundimshme e të kushtueshme duhet t’i dijë qytetari i vendit. Në fund të fundit lobimi dhe njohjet dëshmojnë fuqi politike e përkushtim për vendin çka e bënë një politikan ta meritoj besimin e popullit të vet.
Duke kujtuar se z. Pacolli i ka sjell mbi 20 njohje shteti të Kosovës s’mund të besohet që AKR mori vetëm 7% në këto zgjedhje. Këtu ngrihen edhe dilemat për manipulim të zgjedhjeve e blerje të votave. Mos të harrojmë se pa këto njohje numri i njohjeve do të sillej rreth 54 çka krahasuar me 74, nuk do të dukej aspak mire për shtetin e ri. Nëse kemi pyetur vazhdimisht se a do ta kishte më të lehtë z. Pacolli të lobonte, po të ishte në krye të shtetit të Kosovës, dhe se a do të kishim më shumë njohje nga ai në këtë rast? Është fare normale se duke pasur gjithë mekanizmin shtetëror në funksion dhe gjithë infrastrukturën e Ministrisë së Punëve të jashtme, përfshirë edhe gatishmërinë e gjithë ambasadave të Kosovës për të koordinuar punët me shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovë, rezultati do të ishte shumë herë më i mirë dhe shumë më shpejtë do arrihej numri i nevojshëm i njohjeve. Patjetër që gjithë kësaj i shtohet edhe autoriteti shtetërorë e institucional që të jep pozita e kreut të shtetit. Pavarësisht kësaj, duhet kujtuar se lobimi po vazhdon dhe ritmi i njohjeve ndihet i gjallë vetëm fal punës së Presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin