Site icon Telegrafi

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Gjatë kësaj të hëne në një vizitë zyrtarë do të qëndrojnë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vizita e tyre ka të bëjë pas mospërfilljes së kërkesave nga Kosova për depërshkallzim të situatës në veri

Gjithçka që ndodhi në komunat veriore, gjatë javës së kaluar kishte notë negative për Kosovën nga ndërkombëtarët.

Nga udhëheqës të shtete të Evropës e atyre të ShBA-së u tha qartë, që Kosova duhet që menjëherë të tërheq policinë dhe kryetarët të mos shkojnë në zyrat e tyre qendrore.

Pikërisht tensionet në katër komunat veriore, është arsyeja e ardhjes në Kosovë të emisarëve, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë dhe Serbi.

Ndonëse kërkesat e tyre janë të qarta, gjërat mund edhe mos të shkojnë ashtu siç pritet.

“Prezenca e tyre në këtë stad të këtyre marrëdhënieve është mjaftë e rëndësishëm dhe nëse kemi largim të këtyre shteteve nga fokusi i dialogut sa herë që ata largohen gjërat dalin jashtë kontrolli dhe shpresoj që ardhja e tyre të ndihmoj në rikthimin e procesit në një normalitet por mos të presim edhe shumë nga kjo vizitë”, ka thënë profesori, Ibrahim Gashi.

Skeptik se gjërat do të marrin një rrjedh tjetër, është edhe analisti Visar Ymeri.

Lexo po ashtu Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Sipas tij, veprimet e Kurtit janë edhe të paparashikueshme andaj edhe përgjigjja pas vizitës mund të jetë befasuese.

“Cila do të jetë përgjigjja e Kryeministrit Kurti mbetet të shihet, pasi Kryeministri Kurti është i paparashikueshëm në këtë drejtim edhe kur insiston se ka të drejtë në shtrirje të sovranitetit dhe pastaj heq dorë brenda natës siç ka ndodh në të kaluarën kështu që mbetët të shihet nëse këtë herë do ti dëgjojë kërkesat e miqve tanë ndërkombëtarë apo të vazhdojë më kokëfortësinë vetë”, ka thënë Ymeri.

Përveç me Kurtin e Osmanin, Escobar e Lajçak do të zhvillojnë takime edhe me tre krerët e partive opozitare./RTV Dukagjini/

Exit mobile version