Një përfaqësues fisi tha se pesë gjermanët dhe britaniku, ndodhen në duart e kryengritësve shiitë. Ata mbahen në veri të Jemenit, në zonën e Rusmatit në provincën Saada.

Një bashkëpunëtor i forcave jemene të sigurisë, e konfirmoi këtë të dhënë. Nga ana tjetër rebelët e organizatës Houthi, përgënjeshtroi njoftimet e televizionit Al-Arabia, sipas të cilave atyre u janë dorëzuar pengjet gjermane.

Ministria e jashtme gjermane në Berlin bëri të ditur, se bëhet fjalë për thashetheme. Por u konfirmua se kufomat e të dyja grave të vrara janë sjellë në Gjermani. /DW/