Njihuni me historinë e John Lenon (Video)

Sigurisht që të gjithë e dimë bendin e njohur nga Liverpoli i Anglisë. Bëhet fjalë për rock bendin anglez, THE BEATLES, të formuar në vitin 1960.
John Lennon, këngëtari dhe simboli i të drejtave të njeriut padyshim që është simbol edhe i bendit, por the beatles ishin më shumë së sa Lennon.
Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr janë anëtarët e tjerë të bendit që me veprimtarinë e tij krijuan muzikë që do mbahet mend, tërhoqën shumë fansa por edhe vëmendjen e politikës dhe shërbimeve inteligjente.
Konsiderohet të jenë një nga grupet më të suksesshme të shekullit XX. The Beatles, kanë eksperimentuar me disa zhanre muzikore, duke filluar nga pop baladat dhe muzika indiane e poashtu duke përfshirë elemente klasike në kombinime të reja, transmeton RTV Dukagjini.
Ata kontribuan dhe ndërtuan reputacionin e tyre duke kënduar në Liverpool dhe Hamburg gjatë një periudhe tre vjecare në fillim të viteve të 60ta, gjatë së cilës Stuart Sutcliffe shërbeu për pak kohë si një anëtar i pestë i bendit, deri në vdekjen e tij.
Por, sigurisht pas hitit tyre të parë me këngën ‘Love me do’ të realizuar në fund të vitit 1962, ata fituan popullaritetin dhe pushtuan zemrat e të gjithëve në Mbretërinë e Bashkuar. Sa fitonin, si i shpenzonin lekët dhe për çfarë bisedonin, madje edhe shijet e tyre seksuale ishin bërë vecse pjesë e gjitha magazinave. Nga dokumentet e pabotuara të gjetura në arkivat londineze zbulohet se, duke nisur nga turi amerikan i vitit 1964, spiunazhi britanik kontrollonte dhe ndiqte hap pas hapi jetën e djemve të grupit “Beatles”. Plot tetë vjet vëzhgim, nga arrestimi i Xhon Lennon e deri te shkrirja e grupit në vitin 1970.
Një dokumentacion i pabotuar mbi “Beatles”, ruhet mes rafteve të “National Archives” në “Keë Gardens”, në hyrje të Londrës.
Brenda tyre gjenden shumë gjurmë mbi tetë vitet kur shkëlqeu grupi i famshëm, kur shëtisnin nëpër botë e monitoroheshin ditë pas dite, orë pas ore. Raporte dhe informacione të klasifikuara që tregojnë për ta dhe njerëzit që i rrethonin. Megjithatë, nga dokumentet angleze nuk duket asnjë gjurmë për ndjekjet që shërbimet sekrete amerikane, si CIA dhe FBI, nisën ndaj John Lennon, kur në vitin 1969 muzikanti filloi betejat e tij për paqe dhe kundër luftës në Vietnam.
Kur lufta e Vietnamit shpërtheu, John Lennon dhe bashkëshortja e tij Yoko Ono, kanë qëndruar për plotë dy javë të shtrirë në shtratë, për të bërë thirrje për paqe, një javë në hotelin Hilton në Amsterdam dhe një në Montreal, secila prej tyre ishin me qëllim të bëjnë thirrje për ndërprerjen e luftës dhe për të promovuar paqen. Gjithë këto procedura publike u filmuan, e më vonë u kthyen edhe në një film dokumentar.
The Bed Peace (shtrati i paqes), është publikuar nga Yoko, si pjesë e faqes së saj Imagine.
Në dosjet londineze gjendet edhe historia e një skupi fals gjatë udhëtimit të bendit të parë në SHBA; po ashtu edhe prapaskena e turneut të tyre në vitin 1966 në Japoni, ku i kërcënonin se do i vrisnin; dëshmitë për blerjen e një ishulli në Egje në vitin 1967; si dhe dokumentet mbi arrestimin për drogë të Xhon Lenonit dhe ankesa për një ekspozitë me piktura erotike të Joko Onos në vitin 1970. John Lennon ishte akuzuar për tradhti dhe për problemet që ai thuhet se kishte me përdorimin e lëndeve narkotike.
Në “Keë Gardens” gjendet edhe akti final i aventurës së tyre të jashtëzakonshme dhe shkresat që McCartney kishte ngritur ndaj tre ish shokëve pas ndarjes së grupit në fillim të vitit 1971. Prej vitit 1965, Beatles prodhuan atë që shumë e konsiderojnë materialin e tyre më të mirë, duke përfshirë albume të reja me tekste të mrekullueshme dhe këngë të fuqishme.
Veprimtaria e tyre e përbashkët zgjati deri më 10 prill të vitit 1970, kur Paul McCartney deklaroi para gazetarëve ndarjen e tyre. Pas shkatërrimit të bendit, shumica e pjesëtarëve të bendit filluan karrierën e tyre në mënyrë të pavarur por që për shumicën e tyre, jetëgjatësia e sukseseve nuk zgjati edhe shumë. Pikërisht aktiviteti politik mendohet të ketë quar deri tek një ngjarje e rëndë e vitit 1980. –
John Lennon u qëllua dhe u vra më 8 dhjetor nga një 25 vjecar i cili e vrau Lennonin me pese të shtëna. Ai ishte duke u fotografuar me adhuruesit e tij, kur në atë moment kishte parë edhe vrarësin Mark David Chapman. Vrarësi, edhe më herët kishte udhëtuar për në Haëaii që ta vriste këngëtarin në fjalë, por ai ndryshoi mendjen.
Lajmi se ai ishte qëlluar për vdekje, e tronditi gjithë botën. Ai është 40 vjec kur ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes ishte raportuar si shok hipovolemik, i shkaktuar nga humbja e më shumë se 80% e plagëve të marra në gjoks. Patologu i cili ka kryer autopsinë mbi Lennon, pati theksuar se askush deri në atë moment nuk kishte jetuar më shumë se Lennon për disa minuta, pas përjetimit të lëndimeve të tilla. Pas raportimit të vdekjes së tij, qindra mijëra simpatizantë të tij, u mblodhën në spitalin Roosevelt.
Pas vdekjes së tij, njëri prej anëtarëve të bendit, Paul McCartney ka pranuar se ndihej i irrituar me faktin se shoku i tij i grupit, John Lennon po bëhet martir pas vrasjes së tij në Nju Jork.
Këngët më të pëlqyera sot e kësaj dite nga John Lennon, që vazhdohet që të dëgjohet prej gjeneratava të reja janë Imagine, Mother, Stand by me, Love e shumë këngë të tjera.
The lives of John Lennon, është një biografi e vitit 1988 nga autori amerikan Albert Goldman. Libri është një produkt i disa viteve të hulumtimit dhe qindra intervista me shumë miqtë e tij, të njohurit, shërbëtorët e Lennonit dhe muzikantët e ndryshëm që ishin pjesë e jetës së tij. Ky libër është i njohur si një prezantim negativ i jetës personale të Lennonit dhe bashkëshortës së tij, Yoko Ono. Vrasja ende ka shumë mistere. Me muzikën e tyre, The Beatles dukej se kishin prishur edhe politika globale.Gruaja e tij, një ditë pas vdekjes së John-it, lëshoi një deklaratë duke theksuar se Nuk ka funeral për Johnin.
Ai është lutur për paqën njerëzore, ku ka kërkuar që edhe gjithë adhuruesit e tij, ta bëjnë të njejtën gjë për të. Trupi i tij u dogj në Nju Jork. Ono shpërndau hirin e tij në Central Park të Nju Jorkut, ku memoriali Straëberry Fields u krijua më vonë. Chapman u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua me 20 vjet. Që nga 2015, ai mbetet në burg, duke u refuzuar për lirinë me kusht, deri në 8 herë. Vdekja e tij, vazhdon të mbetet misterioze për shumë përsona, por besohet se angazhimi i tij në politikë në mënyrë të fshehur, ishte një ndër shkaqet kryesore se pse John Lennon u vra./RTV Dukagjini – Telegrafi/












































