Jeta është kthyer në një shfaqje me maska. Në fakt gjithmonë kështu ka qenë, por dikur njerëzit i vendosnin këto maska vetëm në raste të veçanta, ndërsa sot vetëm në raste të veçanta i heqin.
Mbase arsye për këtë është fakti që njerëzit janë detyruar të afrohen shumë në një kohë që dashuria për njëri-tjetrin është zbehur prej "luftës së madhe".
Lufta, një farë darvinzmi social. Nuk besoj në darvinizëm, por nëse do ishte e vërtetë, ky tip evolucioni do na kthente në majmunë (ose ndonjë kafshë tjetër) prapë…
Hipokrizia është si miopia. Thuhet që nuk ka njeri në botë që mos të ketë një defekt sado të vogël me miopinë. Ka që kanë nevojë për syze, ka edhe nga ata që nuk i shqetëson. Është një pyetje që e kam pasur në mendje. Por, është ndryshe të mendosh për të, apo të kërkosh t’i japësh ndonjë përkufizim, dhe ndryshe ta jetosh dhe të përballesh me hipokrizinë.
Të jesh hipokrit do të thotë të mos jesh vetvetja. Dhe, ajo që kam kuptuar deri tani është se sikur edhe asgjë të mos i besh, asnjë dëm të mos i shkaktosh dikujt, vetëm duke qenë hipokrit me të, tashmë e ke lënduar. Dhe, nuk ka gjë më të keqe se një marrëdhënie njerëzore që fillon e vërtetë, për të përfunduar në hipokrizi. Shija është e hidhur sa s’bëhet.
Nëse sillen me hipokrizi ndaj nesh, të tillë fillojmë bëhemi edhe ne. Sa më mirë do ishte të ndryshonim gjërat sapo fillojmë të dallojmë diçka të tillë. Të mos pajtohemi me gjendjen, aq më keq të biem pre e saj, por të kërkojmë të kemi një marrëdhënie siç duhet. Dhe, nëse ‘sëmundja’ shërohet, kemi fituar e rifituar një marrëdhënie njerëzore. Nëse duket se është e vështire të arrihet kjo gjë, zgjedhja ime do të ishte më mirë ta shkëpusja atë komunikim sesa të shikoja të ushqehej hipokrizia tek unë dhe personi tjetër.
Sepse, mendoj se nuk ka gjë më rraskapitëse për shpirtin njerëzor se të mos qenit vetvetja, mbajtja e maskave që peshojnë, të cilat shpejt bëjnë që edhe ato pak virtyte që mund të kenë mbijetuar, t’i shikosh të vdesin pak nga pak prej kësaj gjendjeje. Shpirti është krijuar për të qenë i lirë, dhe për sa kohë burgoset në qeli si ajo e hipokrizisë, ai nuk do arrijë të jetë kurrë i lumtur dhe i plotë.
Hipokrizia është gjithkund, fatkeqësisht. Por tek ne shqiptarët hipokrizia është tepër e theksuar. Hipokrizia për shqiptarët është shndërruar mbi të gjitha në një luftë për ’ekzistencë’. Lufte e atillë që vetëm të ’zgjuarit’ ia arrijnë ta çojnë deri në fund. Jemi hipokritë të mëdhenj. Mashtrues dhe gënjeshtarë. Në njërën anë themi se e ’duam’ aq shumë atdheun, por në anën tjetër çdo ditë e plaçkitim, e vjedhim, e dhunojmë, e shkatërrojmë, e degradojmë. Nuk lëmë gjë pa i bërë. E pastaj themi: Pse jemi katandisur aq keq? As Zoti nuk na bie në fije.
Njeriu mund të harrojë momentalisht, mund të dehet dhe të mendojë veten ndryshe nga ç’është në të vërtetë, por diku thellë në ndërgjegjen e tij e dinë mirë se kush është.
Prandaj, njeriu Zotin dhe veten s’mund t’i gënjejë asnjëherë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze