Një gjykatë turke të premten urdhëroi lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili është mbajtur për dy vitet e fundit në Turqi, në një rast që shkaktoi një krizë ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë.
Siç shkruan Aljazeera, përcjell Telegrafi, një gjykatë në Izmir dënoi Brunsonin për akuzat lidhur me terrorin dhe e dënoi atë me tre vjet, një muaj dhe 15 ditë burg.
Megjithatë, Brunson u lirua “duke marrë parasysh kohën e shërbyer dhe sjelljen e tij të mirë në gjyq, me gjykatën heqjen e arrestit të tij në shtëpi dhe ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit”.
Predikuesi evangjelik 50 vjeçar u burgos në tetor të vitit 2016, pas një përpjekje të dështuar të grushtit të shtetit në korrik, nga i cili humbën jetën 250 persona dhe u lënduan rreth 2.000 të tjerë.
Turqia fajësoi Fethullah Gulenin, një ish-aleat i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, për grusht shtetin e dështuar. E Gulen, i cili ka mohuar çdo përfshirje, jeton në SHBA në një mërgim të vetëshpallur.
Brunson u arrestua, i akuzuar për terrorizëm nga qeveria turke “për lidhje të dyshuara me organizimin e Gulenit dhe përpjekjet për të kthyer kurdët në krishterim, për të mbjellë mosmarrëveshje në Turqi, sipas padisë së tij”.
Ai kishte qenë nën arrest shtëpie që nga korriku.
Predikuesi fillimisht nga Karolina e Veriut ka jetuar në Turqi për dy dekada. Ai është pastor i një kishe në Izmir, një kongregacion i vogël me rreth 25 vetë.
Brunson dhe gruaja e tij rritën tre fëmijë në Izmir, një qytet turk në bregun e Egjeut, sipas The Economist, përcjell Aljazeera.
Fëmijët e tij janë arsimuar në shkollat turke dhe dy prej tyre kanë lindur aty, sipas Qendrës Evropiane për Ligj dhe Drejtësi, e cila ka avokuar për lirimin e pastorit.
Ndikimi në marrëdhëniet SHBA-Turqi
Paraburgimi i predikuesit amerikan ndikoi negativisht në marrëdhëniet SHBA-Turqi, duke shkaktuar sanksione dhe tarifa kundër Ankarasë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili kishte bërë thirrje për lirimin e pastorit, tha se një “patriot i madh” po mbahej “peng”.
E “shpata diplomatike” shtoi presion në ekonominë turke, duke ulur vlerën e monedhës turke, lirën.
Turqia është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe Bashkimit Europian. Ankaraja luan një rol të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë zbutjen e krizës së refugjatëve dhe duke vënë presion mbi qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad në Siri.
“Shikoni, qeveria turke bëri një gabim të madh në mos lirimin e Pastorit Brunson”, kishte thënë këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton, për agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë gjatë një vizite në Izrael, shkruan aljazeera, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu rasti i Brunson është bërë një çështje për ungjillorët e SHBA-së, një segment që vlerësohet si i fuqishëm i mbështetjes së Trump.
Zëvendëspresidenti Mike Pence, vetë një ungjillik, tha se “Brunson është një njeri i pafajshëm, nuk ka dëshmi të besueshme kundër tij”, në korrik, përpara se të kërcënonte me “sanksione të rëndësishme për Turqinë”.
Ndërsa John Fea, profesor në Kolegjin Messiah dhe autor i “Beso Mua: Rruga Ungjillore për tek Donald Trump”, i tha agjencisë turke Ahval se “Liria fetare ishte një nga premtimet më të rëndësishme të fushatës së Trumpit për ungjillorët amerikanë”.
Reagimi turk
Sipas medias shtetërore turke TRT World, lobistët e krishterë në Uashington, e shtynë çështjen e Brunson në mesin e ligjvënësve dhe rekomanduan sanksione kundër Ankarasë.
Ndërkohë udhëheqësit turq hodhën poshtë në mënyrë të përsëritur thirrjet amerikane për lirimin e Brunson.
“Përpjekja për të detyruar qeverinë time për të ndërhyrë në procesin gjyqësor nuk është në përputhje me kushtetutën tonë apo vlerat tona të përbashkëta demokratike”, paralajmëroi presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan në një pjesë të opinionit të New York Times të botuar në gusht.
Burgosja e Brunsonit nxiti gjithashtu akuza se fetë e pakicave në Turqi ishin nën “presion” nga qeveria që pengonin praktikën e besimeve të tyre.
Megjithatë, udhëheqësit e çdo besimi të pakicës, përfshirë figurat e bashkësisë së krishterë të Turqisë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në korrik që mohoi ndërhyrjen e qeverisë në praktikumin e besimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Britania e madhe paralajmëron kundër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-20-780x439.png)
Britania e madhe paralajmëron kundër "përçarjes" së NATO-s: Duhet të qëndrojmë së bashku
![Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-21-780x439.png)
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
![Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-143-780x439.jpg)
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së
![Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-88-780x439.jpg)
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë