Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur

Gjithnjë e më shumë kërkime konfirmojnë mendimin se ëndrrat janë një mjet për përpunimin e informacioneve të mbledhura gjatë ditës
“Natën, truri në mënyrë metaforike gëlltit, tret dhe liron informacione, ashtu siç bëjnë zorrët me ushqimin”, shpjegon psikologu klinik Rubin Naiman, i specializuar në mjekësinë integruese të gjumit dhe ëndrrave në Universitetin e Arizonës.
Ajo që ruan truri bëhet pjesë e asaj që jemi”, por shumëçka për ëndrrat nuk dihen ende. Ne ju paraqesim disa fakte që shkenca ka arritur të nxjerrë deri tani, transmeton Telegrafi.
Ne vazhdimisht ëndërrojmë
Ju mbase keni dëgjuar nga dikush që ëndrrat ndodhin vetëm gjatë fazës REM të gjumit. Megjithatë ne vazhdimisht ëndërrojmë, thotë Naiman.
Ne, pa dyshim, jemi më të fokusuar te gjumi gjatë fazës REM, por fakti që në fazat e tjera “nuk e sheh” ëndrrën nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.
Me kalimin e natës, periudhat e gjumit REM zgjaten, kështu që shumica e ëndrrave ndodhin gjatë pjesës së tretë të fundit të periudhës së gjumit.
Ju keni më pak gjasa të mbani në mend një ëndërr nëse zgjoheni me një alarm
Trauma që përjetoni kur zgjoheni me një alarm mund t’ju bëjë të harroni një ëndërr që ishte “para syve tuaj” mu pak më parë.
Mënyra më e mirë për të kujtuar atë që keni ëndërruar është t’i lejoni vetes të zgjoheni ngadalë. Vetëm mos u mundo shumë të kujtosh ëndrrën, sepse sa më shumë ta ndjekësh, aq më lehtë do të shpëtojë”, thotë Naiman.
Njerëzit që mbajnë mend ëndrrat kanë një aktivitet të ndryshëm të trurit
Një studim tregoi më shumë aktivitet spontan në pjesë të caktuara të trurit tek njerëzit që kujtojnë rregullisht ëndrrat e tyre, krahasuar me njerëzit që nuk i mbajnë mend.
Dallimet nuk ekzistonin vetëm gjatë gjumit, por edhe në gjendjen e zgjuar të subjekteve.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që mbajnë mend ëndrrat janë gjithashtu më të përgjegjshëm ndaj tingujve gjatë gjumit (dhe zgjimit) sesa njerëzit që nuk i mbajnë mend ëndrrat.
Trupi juaj reagon ndaj ëndrrave në të njëjtën mënyrë si në jetën e zgjuar
Është pak e çuditshme kur zgjohesh i zemëruar me dikë për diçka që ka bërë në ëndërr. Mirëpo, biologjikisht ka kuptim që ndjenjat të mbeten me ty edhe kur hap sytë, thotë Naiman.
Për shembull, mund të ndodhë që presioni i gjakut ose rrahjet e zemrës të rriten, ashtu si në një skenar stresues të asaj që po ndodh në telefon.
Ne ëndërrojmë në kohë reale
Pavarësisht mitit se ëndrrat zgjasin vetëm disa fraksione të sekondës, në realitet ato zgjasin nga 20 deri edhe 60 minuta, thotë Naiman.
Ato që ëndërroni në fillim të natës janë më të shkurtra dhe më vonë bëhen më të gjata.
Makthet nuk lidhen gjithmonë me frikën
Makthet janë të tmerrshme, por frika nuk është e vetmja gjë që i shtyn ata. Studimi, i cili përfshiu 331 njerëz, zbuloi se ëndrrat e këqija mund të shkaktojnë gjithashtu ndjenja shqetësimi, konfuzion, trishtim dhe faj.
Hulumtimi tregoi gjithashtu se burrat shpesh kanë makthe të lidhura me agresionin fizik dhe dhunën, ndërsa gratë fokusohen në konfliktet me njerëzit e tjerë.
Ëndrrat tuaja nuk janë të çuditshme nëse nuk i perceptoni në atë mënyrë
“Kur ëndërron, sado e “çuditshme” të jetë, ndoshta nuk e ke atë ndjenjë. Vetëm kur zgjohesh, ëndrra të duket e çuditshme”, thotë Naiman.
Krahasimi i një ëndrre “të çuditshme” me realitetin është si të krahasosh zakone të ndryshme të të ngrënit në dy kultura krejtësisht të ndryshme, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës