Nga: Laura Geggel
Njerëzit modernë dhe neandertalët, mund të kenë ndryshuar të paktën 800 mijë vjet më parë. Ky përfundim vjen nga një analizë e gati 1,000 dhëmbëve nga njerëzit dhe të afërmit tanë të ngushtë. Ky vlerësim i ri është shumë më i vjetër sesa vlerësimet e mëparshme të bazuara në analizat e AND-së së lashtë, të cilat përcaktonin se ndarja ndërmjet njerëzve dhe Neandertalit kishte ndodhur midis 300-500 mijë vjet më parë.
Megjithatë, teksa hulumtuesit e jashtëm e quajtën mbresëlënëse analizën e re të dhëmbëve, ata vërejnë se ajo bazohet në një supozim të madh: që forma e dhëmbëve evoluon në një mënyrë të qëndrueshme, sidomos tek neandertalët.
“Nëse forma e dhëmbëve nuk evoluon me një ritëm të qëndrueshëm, atëherë materiali përbërës nis të shpërbëhet”, thotë Fernando Ramirez Rozzi, drejtor i hulumtimeve të specializuara në evolucionin njerëzor në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Tuluzë të Francës, që nuk ishte i përfshirë në këtë studim.
Ka shumë gjasa që dhëmbët (dhe dhëmbët e Neandertalit në veçanti), të evoluojnë në një normë të parashikueshme, çka do të thotë që në shënjestër mund të jetë pikërisht llogaritja e studimit të ri.
“Për momentin, ekziston ideja e një ndryshimi të qëndrueshëm të evolucionit të formës së dhëmbëve”, thotë Rozzi.
Studiuesit shqyrtuan 931 dhëmbë që i përkasin të paktën 122 individëve nga tetë grupe, duke përfshirë njerëzit dhe të afërmit tanë të afërt. Nga këto, 164 dhëmbë ishin nga neandertalët e hershëm të gjetur në Sima de los Huesos (Spitali i Kockave) në Spanjë, që përfshin pothuajse 30 individë që jetuan rreth 430 mijë vjet më parë, gjatë epokës së mesme të Pleistocenit.
Duke krahasuar ndryshimet në formën e dhëmbëve, midis mostrave të marra në analizë, studiuesja Aida Gomez-Robles, paleoantropologe në Universitetin e Londrës, ishte në gjendje të llogariste normat evolucionare në ndryshimin e formës së dhëmbëve dhe pastaj të vlerësonte kohën e ndryshimit nga paraardhësi i fundit i përbashkët, midis njerëzve modernë dhe Neandertalëve.
Rezultati është që neandertalët dhe njerëzit modernë u shfaqën me gjasë nëpër botë më shumë se 800 mijë vjet më parë, gjë që tregon se paraardhësi i fundit i përbashkët i këtyre dy grupeve ndoshta nuk është Homo Heidelbergensis, siç mendonin deri tani disa shkencëtarë.
“Homo Heidelbergensis, nuk mund ta zë atë pozitë evolucionare, pasi ai vjen pas ndryshimeve mes Neandertalit dhe njerëzve modernë”, tha Gomez-Robles. ”Kjo do të thotë që ne duhet t’i shqyrtojmë speciet më të vjetra, kur hetojmë për të gjetur këtë specie të përbashkët stërgjyshore”.
Përfundimi ka gjithashtu “ndikime të mëdha në mënyrën se si i interpretojmë të dhënat fosile dhe marrëdhëniet evolucionare midis specieve”, shton thotë Gomez-Robles. “Ndryshimi i dallimeve midis neandertalëve dhe njerëzve modernë po hap një derë të re”, pasi sugjeron se që të dyja grupet ishin të dallueshme për shumë më tepër sesa mendohej më parë.
Megjithatë, kjo ngre një pikëpyetje. Njerëzit modernë dhe neandertalët u kryqëzuan mes tyre rreth 60 mijë vjet më parë, kur njerëzit modernë u larguan nga Afrika (ky lloj kryqëzimi me njëri-tjetrin shpjegon pse gjenet e disa njerëzve modern, përmbajnë rreth tre për qind të ADN-së së Neandertalit). Por, nëse njerëzit modernë dhe neandertalët janë ndarë të paktën 800 mijë vjet më parë, është e habitshme që ata ishin ende në gjendje të bashkoheshin me njëri-tjetrin vetëm 60 mijë vjet më parë, shprehet Ramirez Rozi.
“Me fjalë të tjera, në gati një milionë vjet, evolucioni nuk ishte i mjaftueshëm për të krijuar pengesa (gjenetike, endokrinologjike, sjellore etj), për t’i ndarë përfundimisht këto dy specie?”, pyet ai.
Argumenti është parashtruar mirë nga Gomez-Robles, që është “specialiste e njohur e morfologjisë dentare të linjës së Neandertalit”, thotë Bruno Mauriel, drejtor i hulumtimit në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore (CNRS) në Paris, i cili nuk ishte përfshirë në këtë studim. Por, sipas tij, duket se mbetjet dentare të Neandertalit nga zona të ndryshme të Evropës, kanë secila “veçoritë e tyre”. /Live Science/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

KUJDES ME FJALËN

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri