Pothuajse gjithmonë është e shitur
Xhaketat prej lëkure nuk kanë dalë kurrë nga moda, por vitet e kaluara disa modele të tjera ishin më shumë në fokus.
Megjithatë, këtë vjeshtë, pjesët prej lëkure përjetuan një popullaritet të paparë ndonjëherë dhe i larguan të gjitha të tjerat nga interesimi, por njëra u dallua veçanërisht.
Jeleku i madh prej lëkure me gëzof shitet pothuajse ‘brenda natës’ dhe, gjykuar nga moda e rrugës dhe shembujt e shkëlqyer, vajzat mezi e prisnin ta blinin një të tillë.
Arsyeja nuk është e vështirë të merret me mend – jo vetëm që do t’ju garantojë ngrohtësi dhe rehati kur e vishni, por është gjithashtu tepër elegante dhe duket si një kombinim i xhaketave dhe gunave, transmeton Telegrafi.
Do ta kombinoni lehtësisht dhe mund ta vishni me fustane, funde, xhinse, tuta, këpucë me taka, por edhe atlete, ndërsa si vishet jeleku i njohur nga trendet, shikoni më poshtë:
/Telegrafi/