Viti 2023 solli për tifozët e futbollit disa yje të mëdhenj që përfunduan karrierën e tyre dhe nga të cilët mund të formohet një ekip spektakolar.
Sigurisht që llogaritet periudha e lojtarëve kur ata ishin në “prime” dhe nëse shikoni 11 futbollistët më të mirë që i dhanë fund karrierës së tyre përrallore këtë vit, mund të formoni një ekip që me siguri do të fitonte trofe në shumë fronte.
Sulmi duket fantastik. Një nga sulmuesit më të mirë që bota ka parë ndonjëherë, dhe padyshim që është Zlatan Ibrahimovic, i dha fund karrierës së tij në verë pasi mbylli sezonin me Milanin.
Së bashku me të, në krye të sulmit do të ishte Eden Hazard, i cili në kohën e tij te Chelsea ishte një nga futbollistët më të mirë në botë dhe David Silva do t’i “ushqente” me topa. Magjistari spanjoll e mbylli karrierën e tij në Real Sociedad këtë vit shkaku i një lëndimi të madh.
Mesfusha do të përbëhej nga Mesut Ozil dhe Cesc Fabregas, ndërsa nga krahët do të ishin Theo Walcott dhe futbollisti legjendar i Real Betisit, Joaquin.
Tre lojtarët më të mirë mbrojtës që përfunduan karrierën e tyre këtë vit janë Diego Godin, Joao Miranda dhe futbollisti kroat, Sime Vrsaljko.
Në portë është legjenda më e madhe e mundshme, portieri i madh italian Gianluigi Buffon.
11-shja e të pensionuarve në vitin 2023: Buffon; Miranda, Godin, Vrsaljkol; Joaquin, Fabregas, Ozil, Walcott; Silva, Ibrahimovic, Hazard;
/Telegrafi/