Një tjetër telefon premium Samsung po vjen: Galaxy A90 5G, zbulohen specifikat

Kemi dëgjuar për Samsung Galaxy A90 që nga fillimi i marsit. Raportet dhe informatorët sugjerojnë drejt një telefoni të cilësisë së lartë dhe raportet e fundit sugjeruan se do të përfshijë porcesorin Snapdragon 855, së bashku me aftësitë 5G nëpërmjet modemit X50. Kamera e trefishtë thuhet gjithashtu se do të jetë në bord për të gjitha nevojat tuaja të imazhit.Një rezultat i fundit Geekbench konfirmon praninë e SoC SD855, të ndihmuar nga 6GB RAM. Pajisja sjell një bateri masive 4.500mAh, deklaron GalaxyClub.

Ajo që është e rëndësishme është se Galaxy A90 5G, me një procesor Snapdragon 855, 6GB RAM, kamerë trefish (48MP + 8MP + 5MP) dhe 4,500mAh lehtë mund të prezentohet nën kategorinë e telefonave premium. E vetmja gjë që mbetet është të shohim se sa i shtrenjtë është ky telefon 5G. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































