Një sulm tjetër me dron ka ndodhur në Rusi, kësaj radhe duke i vënë flakën një rafinerie nafte herët këtë mëngjes, sipas një zyrtari lokal.
Veniamin Kondratyev, guvernator i rajonit të Krasnodarit, tha se një njësi distilimi e karburantit ishte në flakë deri në orën 2:30 të mëngjesit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Nuk pati viktima, tha guvernatori.
Last night, a major fire broke out at the Afipsky Oil Refinery in the #Krasnodar Territory.
Governor Kondratiev has officially confirmed that it was caused by a drone strike, reports #Russian media. pic.twitter.com/z3W8QQgDx7
— NEXTA (@nexta_tv) May 31, 2023
Sulmi i supozuar vjen pas sulmeve të martën me dronë në Moskë.
Të paktën tre ndërtesa banimi u dëmtuan në një lagje banimi të martën, por Ukraina mohoi çdo përfshirje të drejtpërdrejtë.
Ekspertët ishin të ndarë rreth asaj se kush mund të ishte përgjegjës për sulmet, me disa që thanë se dronët goditën vetëm ndërtesat e banimit sepse u qëlluan nga mbrojtja ajrore ruse, ndërsa të tjerë sugjeruan se mund të ishin pjesë e një operacioni të rremë. /Telegrafi/