“Gloria Bell” është një dramë e re romantike, në të cilën Julianne Moore ka luajtur një tjetër rol fantastik.
Tashmë është publikuar edhe paraqitja e shkurtër, ndërsa kritikët thonë se filmi do të pëlqehet në veçanti nga femrat.
Filmi me regji të Sebastian Lelio sjell tregimin e Glorias, një grua me shpirt të lirë, e cila në të pesëdhjetat kërkon dashurinë nëpër klubet e Los Angelesit.
Rolin e saj e luan Moore, një grua e shkurorëzuar në moshë të mesme, jeta e vërtetë e të cilës nis në dekadën e pestë të jetës.
Gjatë ditës ajo bën punë tipike të zyrës, ndërsa në mbrëmje del për të vallëzuar nëpër klube. Në njërën prej daljeve të saj takohet me Arnoldin, me të cilin bie në dashuri.
Krahas Julianne Moore, në film luajnë edhe Michael Cera, Rita Wilson e Brad Garret.
Premiera e “Gloria Bell” është caktuar për Ditën e Gruas, 8 mars 2019 dhe më pas do të nisë shfaqja nëpër kinema. /Telegrafi/