Një test i thjeshtë në shtëpi zbulon: A funksionon gjëndra juaj tiroide normalisht, ngadalë apo shpejt!

Kjo mënyrë e kontrollimit të aktivitetit të gjëndrës tiroide u zbulua rreth 50 vjet më parë nga dr. Broda Barnes
Ky mjek amerikan në librin e tij përshkroi aktivitetet dhe mosveprimin e gjëndrës tiroide, pra mosfunksionimin endokrin.
Ai temperaturën e trupit e shpalli një aleat të fuqishëm në zbulimin e këtij problemi dhe shpiku një test të thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, në shtrat, menjëherë pas zgjimit, transmeton Telegrafi.
Testi i Barnesit
Përgatitja për testin fillon në mbrëmje, para gjumit.
Përgatitni një termometër dhe shkundni atë në mënyrë që temperatura që e tregon të jetë më e ulët se 35 C. Në mëngjes, pasi të zgjoheni, matni temperaturën (është mirë të vendosni një termometër nën sqetull, në lëkurë të zhveshur dhe ta mbani për rreth 10 minuta).
Temperatura që do të shfaqet në termometër pas matjes quhet “temperatura bazale e mëngjesit”. Shkruajeni atë menjëherë në mënyrë që të mos harroni sa e lartë ishte.
Bëni testin për 3 ditë rresht për t’u siguruar për rezultatet e tij.
Rezultatet e testit
1. Nëse temperatura në termometër është midis 36.5 C dhe 36.8 C – tiroidja funksionon normalisht.
2. Nëse temperatura në termometër është më e ulët se 36.5 C – ajo zvogëlohet (simptomat e uljes së funksionit të tiroides janë depresioni, mungesa e energjisë, lodhja, infeksionet, dhimbje koke kronike, mungesa e kujtesës dhe përqendrimit, rënia e flokëve, etj.).
3. Nëse temperatura në termometër është më e lartë se 36.8 C – tiroidja punon shpejt ose një infeksion është i pranishëm në trup.
Nëse temperatura është nën ose mbi vlerat normale, konsultohuni me një mjek për të konfirmuar diagnozën dhe për të marrë këshilla të ekspertëve.
Temperatura mund të ndryshojë për shkak të sëmundjeve infektive, te gratë që janë në menopauzë ose ato me menstruacione. Prandaj, bëni këtë test kur jeni shëndetshëm dhe kur nuk jeni me menstruacione.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk