Një terrorist vret disa ushtarë amerikanë dhe afganë

Një zëdhënës i Pentagonit e konsideroi sulmin si një tradhti.
Një ushtar i radikalizuar nga talebanët hapi zjarr mbi kolegët e tij brenda bazës, duke qëlluar me breshëri, përpara se të qëllohej dhe të vritej në vendngjarje.
Gjatë vitit të shkuar, më shumë se 60 trupa të NATO-s, përfshi kapiteni shqiptar Feti Vogli, mbetën të vrarë në sulmet e këtij lloji, transmeton TCH.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh ndërsa Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i kërkoi në shkurt forcave amerikane që të largohen nga krahina e Uardakut, pas spekulimeve për tortura dhe zhdukje të anëtarëve të ushtrisë afgane, që bashkëpunojnë me marinsat.
Përballë pamundësisë së talebanëve për një luftë të efektshme frontale apo guerile, konvertimi në terroristë i ushtarëve të rregullt po rezulton në taktikën më shqetësuese dhe më të vështirë për t’u kundërvepruar në Afganistan. /Telegrafi/





















































