Site icon Telegrafi

Një teknikë e thjeshtë zvogëlon ankthin dhe stresin, por ju ndihmon edhe të flini më shpejt

(Foto: Pexels)

Jeni shpesh të stresuar dhe të shqetësuar? Duke përdorur një teknikë të thjeshtë, ju mund të shpëtoni nga kjo gjendje dhe të flini shpejt.

Kur jeni nën stres, shpesh ju kap paniku, që sjell me vete një sërë simptomash fizike si rrahje zemre, frymëzënie, marramendje, të përziera dhe shumë simptoma të tjera. Megjithatë, mënyra më e shpejtë për të qetësuar panikun është duke marrë frymë.

Simptomat fizike janë shpesh rezultat i faktit se për shkak të frikës ne thjesht harrojmë ta nxjerrim ajrin, i cili më pas grumbullohet në pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes dhe pengon frymëmarrjen normale.

Lexo po ashtu E dini cila është temperatura më optimale për të fjetur

Me teknika të thjeshta mund të qetësoheni, para së gjithash duke rregulluar frymëmarrjen:

Merrni frymë thellë dhe numëroni me temp të ngadaltë.

Kur të keni numëruar deri në pesë, mbajeni frymën dhe në vete numëroni deri në katër.

Më pas nxirreni ajrin ngadalë përmes hundës dhe në vete numëroni deri në pesë.


Lexo po ashtu A është i dobishëm apo i dëmshëm gjumi i pasdites? Përgjigjet e ekspertëve

Nëse vuani nga sulme të shpeshta paniku, kjo teknikë do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Gjithashtu, kjo teknikë do t’ju ndihmojë të relaksoheni pas një dite të lodhshme plot tension dhe stres.

Teknikat e frymëmarrjes janë krijuar për ta sjellë trupin në një gjendje relaksimi. Kjo frymëmarrje mund t’ju ndihmojë edhe t’i hiqni qafe shqetësimet para gjumit dhe t’ju ndihmojë të flini më shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version