Sipas të dhënave më të fundit zyrtare që AP i ka publikuar, nga tërmetet që goditën sot Turqinë dhe Sirinë kanë humbur jetën 2300 persona.
Në Dilem të Turqisë kanë humbur jetën të paktën 1100 persona, kurse janë lënduar mbi 7600 tjerë, transmeton Telegrafi.
Në Siri kanë humbur jetën të paktën 430 persona, e janë lënduar 1280. Këto shifra nga çasti në çast janë duke u rritur, kurse numri i të vdekurve sipas ekspertëve do të jetë shumë më i madh.
Një video amatore shfaq momentin kur një pjesë e ndërtesës shumëkatëshe shkëputet dhe bie në rrugë. Për fat të mirë në ato momente nuk kishte as edhe një njeri në rrugë.
Në anën tjetër, mijëra objekte afariste, shkolla e spitale janë shembur si pasojë e dridhjeve tejet të fuqishme. /Telegrafi/
https://twitter.com/amitsahujourno/status/1622557916489453574?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1622557916489453574%7Ctwgr%5Ed0dae47c31b082269108bf0880c79fba709f27ca%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-u-turskoj-se-odlomio-ogroman-komad-zgrade-i-pao-na-cestu%2F2435782.aspx