LAJMI I FUNDIT:

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen është shfaqur mëngjesin e së dielës në bregdetin shqiptar, konkretisht në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin.

Një lexues ka dërguar një video në redaksinë e Telegrafit, ku duket peshkaqeni duke notuar në ujërat e plazhit, aty ku zakonisht frekuentojnë turistët.

Pas shfaqjes së peshkaqenit, pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe disa prej tyre kanë zgjedhur të mos futen në det për shkak të frikës.


Ndërkohë, ndonëse shfaqja e peshkaqenëve në Adriatik është e rrallë, nuk është hera e parë që ata filmohen nga turistët.

Në vitin 2022, një peshkaqen ishte filmuar në bregun e Durrësit, duke notuar afër plazhit, një rast që kishte ngjallur po ashtu shqetësim mes pushuesve.

Ajo që mbahet mend është e vitit 2021, kur një peshkaqen me peshë 650 kg u kap nga peshkatarët e Durrësit, në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Ai u kap nga anija “Gerardo” në një thellësi prej 155 metrash nën ujë./Telegrafi/