Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i mitur ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike nga dy të mitur të tjerë, dhe sipas deklarimit të të dyshuarit, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“06-27.02.2023 – NN. Raportohet se më datën 02.03.2023 një i mitur mashkull kosovar ka pasur dhunë sistematike nga dy të mitur të tjerë, dhe sipas deklarimit të të dyshuarit, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/