Në fund të vitit të kaluar, ylli i filmit “Legally Blonde” u nda nga i dashuri i saj Jake Gyllenhaal, ndërsa menjëherë u spekulua se është në lidhje me Butler.

Ndërsa pasi përfaqësuesi i aktorit skocez mohoi këtë lidhje, faqet e thashethemeve kanë reaguar për të nxjerrë spekulime të reja, sipas të cilave, aktorja është në lidhje me agjentin Jim Toth, me të cilin 33-vjeçarja kishte darkuar të enjten e kaluar në Santa Monica të Kalifornisë. /Telegrafi/