LAJMI I FUNDIT:

Një komb, shumë qëndrime me shumë paragjykime

Një komb, shumë qëndrime me shumë paragjykime

Paraqitja e këngëtarit serb Zdravko Coliq në TV Klan, që shumë prej nesh në Kosovë e pamë si precedent të izoluar kulturor duke mos dashur ta hiperbolizojmë apo t’i japim rëndësinë e pamerituar, po del të jetë diçka më shumë dhe më e ndërlikuar se kaq. Më tepër se për protagonistët në skenë e prapa saj, kjo flet për fenomenin e paragjykimeve dhe moskuptimeve brenda shqiptare në rrafsh kombëtar.

Pa hyrë në hollësitë e prapaskenat e organizimit dhe konspiracionit, dua të merrem vetëm me konsekuencat dhe të mirat e mundshme të kësaj ngjarjeje që nuk kaloi ashtu siç u përpoqën ta shesin organizatorët e saj. Së pari TV Klan – i ashtuquajtur dhe i licencuar për televizion kombëtar në Shqipëri dhe me prezencë dhe pretendime për të marrë hise, shtrirje edhe në Kosovë – për arsye që nuk kanë ndonjë shpjegim logjik pas mbrëmjes së Zdravkos, përveç interesit ekonomik-propagandistik, ndoshta e ka marrë përsipër misionin e pamundur për t’u mundësuar qytetarëve të Kosovës procesin e (a)kulturimit në mënyrën më të padinjitetshme, ngjashëm si RTS e Beogradit në vitet e saj.

Njëri nga përgjegjësit e TV Klan që e propagandoi këtë si ide avangarde e përparimtare, duke mos lënë asnjë dyshim mbi qëllimet e qarta prej organizatori, e vërteton se ky nuk ishte një precedent i pamenduar rastësor, por përkundrazi realizim i mirë aranzhuar që e arriti kulminacionin me një delir të shkallës simptomatike. Njëkohësisht, reagimi i shqiptarëve “kosovarë” u gjykua si i pakuptueshëm, i paarsyeshëm, i pakulturuar dhe i tepruar për mungesën e ndjeshmërisë artistike ndaj muzikës avangarde serbe të viteve ‘70-‘80 të shekullit të kaluar.


Televizioni me mbiemër kombëtar e emër klanor, me lansimin e mbrëmjes së Zdravkos arriti të fyejë jo vetëm audiencën shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi, por me siguri edhe shumicën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Dhe, jo pse bëhet fjalë për një shtetas apo këngëtar serb, por për mënyrën perfide të shërbimit servilizues që bëri dhe për mijëra arsye e dëshmi që u thanë publikisht e privatisht nga shumë njerëz të profesionit e të zakonshëm. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin për organizatorët dhe propaganduesit avangardë, TV Klani në vend të këmbënguljes do të duhej të paktën të ofrojë kërkimfalje dhe një dorëheqje morale për këtë shërbim të gabuar.

Ndoshta duhej të ndodhte pikërisht diçka e këtillë për të nxjerr në pah çështjen e paragjykimeve dhe manifestimet e saj në forma e rrethana të ndryshme shoqërore, ndërmjet pjesëtarëve të të njëjtit komb – shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve të tjerë “kosovarë”, “maqedonas”, “malazezë” etj. Pra, e mira e vetme e kësaj mbrëmjeje muzikore “avangarde” alla ballkanqe është se nxori në pah një episod krize identiteti që dukej se e kishim kaluar në shekullin që lamë pas. Mirëpo, duket se këtu bëhet fjalë për diçka më të thellë dhe recesive dhe për një moskuptim, mosnjohje ose më keq për një rikonfirmim paragjykimesh të ndërsjella në raportin Shqipëri-Kosovë dhe më gjerë.

Sido që të jetë më mirë të njihet e analizohet një sëmundje qoftë ajo autoimune apo e mbjellë nga jashtë në mënyrë që të mund të adresohet trajtimi, fillimisht përmes njohjes së shkaqeve të saj. Një komb që ka pasur kapacitete e aftësi dhe ka mundur t’i asimilojë e tejkalojë kontradiktat me tre fe të mëdha brenda qenies së tij njëkohësisht e në rrethana shumë më të vështira historike, do të përballojë edhe episode të tilla të sindromës së Stokholmit. Ajo që duhet vlerësuar me këtë rast është se kjo shfaqje e saj në një masë të kufizuar njerëzish nuk vjen nga brendësia apo si nevojë shpirtërore e qenies kombëtare. Përndryshe, problemi nuk do të ishte më recesiv, por i një shkalle madhore që do ta dëmtonte dhe linte pasoja për të tashmen e të ardhmen tonë.

Andaj, nëse sot kur jemi kaq afër në çdo aspekt jetësor nuk mund ta dimë se çfarë e fyen dhe e ofendon një pjesë të kombit, atëherë nuk duhet pritur ose çuditur kur shqiptarëve u kërkohen koncesione dhe u mëshojnë në atë që u dhemb më së shumti, mohimin e vetvetes dhe heqjen dorë nga identiteti. Në të vërtetë, e drejta ndërkombëtare me parimet bashkëkohore nuk lejon dhe dënon çfarëdo shfaqje fyerjesh mbi baza racore dhe kundër dinjitetit njerëzor, derisa ne shqiptarët vazhdojmë ta fyejmë më së shumti njëri tjetrin duke u shërbyer me paragjykimet më të ulëta që historikisht kanë sajuar qarqe shoviniste.

Në trend

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Shëndetësi
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori