Puna e kësaj Qeverie, përveç premtimeve të vazhdueshme se do të realizojnë shumë nga premtimet që kanë dhënë, në përgjithësi ka qenë shumë e zbehtë dhe jo shpresëdhënëse. Kjo edhe për faktin e keqqeverisjes 16-vjeçare dhe bashkëqeverisjes me PDK-në, e cila është edhe fajtorja kryesore për gjendjen e rëndë ekonomike dhe gjendjes në përgjithësi.
Përmes opinioneve dhe prononcimeve, kam dhënë shumë rekomandime dhe sugjerime për Qeverinë, por deri më tash asnjë nga ato rekomandime nuk është realizuar! Dhe, një nga rekomandimet ka qenë që me ligj të ndalohet marrja e më shumë se një page, sepse këta ”supermenë” kanë uzurpuar mbi 15 mijë vende pune, kurse në anën tjetër kemi më shumë se gjysmën e popullatës të papunë.
Por, as kjo gjë nuk ndodhi, edhe pse Komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës e hartoi një propozim-ligj, që të votohet në Kuvend, por u refuzua nga Kryesia e Kuvendit dhe Qeveria e Kosovës.
Po shihet qartë që as kjo Qeveri nuk po e ka vullnetin që ta ndryshojë gjendjen për të mirë, kjo për faktin se nëse fillon që gjërat t’i vendosë në binarë, do të duhej t’i godasë direkt bizneset e pista që janë të lidhura me të ”fortët” e politikës, e të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, dhe interesat e shumë zyrtarëve të lartë.
Korrupsioni nëpër institucione, kontrabanda nëpër Dogana, informaliteti, zhvatja e parasë publike, keqpërdorimet po vazhdojnë me ritëm të njëjtë, sikurse në qeverisjet e kaluara. Kemi parë dhe i shohim çdo ditë, ku shumë ministra dhe zyrtarë të Qeverisë, keqpërdorin veturat zyrtare për nevoja private, por shumë prej tyre edhe në plazhet e bregdetit shqiptar. E shohim çdo ditë se keqpërdorime bëhen, me paratë e taksapaguesve të Kosovës. Prandaj, nuk ia vlen edhe nëse bëhet riformatimi i Qeverisë, për ta larguar ndonjë ministër për performancë të dobët, kur gjërat e mëdha që janë shtysë për zhvillim ekonomik dhe zbutje të papunësisë, ekzekutivi nuk i përfill dhe nuk i realizon.
Kam shumë pak shpresë që kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, kontrabandën, informalitetin dhe do të ketë sukses në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zbutjen e papunë- sisë. Alternativa e vetme dhe që mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme, është që deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja, të kemi një Qeveri ekspertësh dhe të krijohet një formacion i ri politik, i përbërë nga intelektualë të rinj, profesionistë, me integritet të lartë dhe të panjollosur, me të cilët jo vetëm që do të kishim zhvillim të hovshëm ekonomik, por dhe integrim më të shpejtë drejt BE-së.
Kjo është e vetmja alternativë, alternativë tjetër nuk ka, sepse me këtë kastë të vjetër politike, të degraduar, të kriminalizuar, të korruptuar, të konsumuar… shteti do të shkojë akoma më shumë drejt humnerës. Kasta e vjetër politike na e dëshmuan se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë shtetit, ta shkatërrojnë dhe ta degradojnë deri në themel!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës