LAJMI I FUNDIT:

Një indiane lind në moshën 70-vjeçare

Një indiane lind në moshën 70-vjeçare

Një grua indiane ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare, pasi kishte kaluar nëpër një trajtim mjekësor, kanë raportuar të hënën mediat indiane.

Rajo Devi, e cila ishte martuar 50 vjet më parë, ka lindur një vajzë, më 28 nëntor, pasi më parë iu ishte nënshtruar fertilimit, ka thënë Anurag Bishnoi, doktor në qendrën e fertilitetit Hisar, në shtetin indian Haryana.

"Rajo Devi dhe (bashkëshorti i saj) Bala Ram kishin trokitur në dyert e kësaj qendre për ndihmë, ndërsa embrioni ishte transferuar më 19 prill”, ka thënë Bishnoi për gazetën ”Hindustan Times”, për të shtuar se: "Edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

Bishnoi pohon se Devi është nëna më e vjetër në botë. Ndërkaq, më herët është raportuar se edhe një grua tjetër indiane kishte lindur në këtë moshë, madje binjakë, në qershor të këtij viti. Ndërkaq në vitin 2006 ishte raportuar se një spanjolle 66-vjeçare kishte lindur binjakë.


Megjithatë, ende nuk dihet se kush është dhuruesi i spermës për Devin, pasi bashkëshorti i saj ishte steril.