LAJMI I FUNDIT:

Një hulumtim i Index Kosovës e nxjerr PDK-në fituese të zgjedhjeve

Një hulumtim i Index Kosovës e nxjerr PDK-në fituese të zgjedhjeve

Nuk është LDK-ja më partia kryesore në Kosovë, por PDK-ja. Ky është rezultati i një anketimi të organizatës Index Kosova, të zhvilluar në fund të muajit tetor, me mbi një mijë qytetarë të Kosovës.

Sipas hulumtimit të publikuar të martën, dy partitë kryesore i kanë ndërruar pozicionet. Derisa në shkurt të këtij viti, për LDK kishin “votuar” 36 për qind e të anketuarve, e për PDK-në vetëm 24 për qind, në hulumtimin më të ri të kësaj organizate PDK-ja ka dalë si partia më e preferuar nga votuesit me 31 për qind, ndërsa preferenca për LDK-në ka rënë në 29 për qind.

Ndërkohë preferenca për AKR-në gati është dyfishuar, dhe sipas këtij hulumtimi, ajo është bërë partia e tretë me 16 për qind, duke lënë AAK-në në vendin e katërt, me 9 për qind. Për LDD-në, si parti e preferuar, janë shprehur 8 për qind e të anketuarve; për ORA-n 5 për qind, ndërsa krejt partitë e tjera – vetëm dy për qind.

Ndërkaq sa i përket besimit në institucione, sipas këtij hulumtimi, përveç te kryetarët e komunave ku vazhdon rënia e shkallës së besimit, institucionet tjera kosovare shkalla e besimit mbetet pak a shumë e njëjtë ose edhe me ngritje të vogël. Kjo ngritje veçanërisht vërehet tek Ekipi i Unitetit dhe te Kuvendi i Kosovës.


Edhe shkalla e përkrahjes ndaj liderëve/personaliteteve mbetet përafërsisht e njëjtë. Kryeministri dhe kryetari vazhdojnë të gëzojnë përkrahje më të lartë në raport me të tjerët. Ngritja e përkrahjes është pak më e theksuar në rastin e Behgjet Pacollit dhe në atë të liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.

Përqindja e qytetarëve të Kosovës që janë të pavendosur rreth votimit, për zgjedhjet e 17 nëntorit, vazhdon të mbetet relativisht e lartë (66% të vendosur për të votuar, 21% nuk e di, 85 asnjë parti, dhe 5% refuzon të përgjigjet). “Vendimi i tyre në ditën e zgjedhjeve mund të ndikojë në ndryshimin e proporcioneve aktuale ndërmjet subjekteve zgjedhore”, vlerëson Index Kosova.

Në garën për kryetar të komunës së Prishtinës, sipas këtij sondazhi, Fatmir Limaj prin para Isa Mustafës. Në vendin e tretë vjen kandidati i AKR-së Ibrahim Makolli, i pasuar nga Shefki Gashi, Ylber Hysa dhe Genc Meraku. Ndërkaq sipas preferencave të votuese për Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjithnjë sipas këtij sondazhi, asnjëra prej partive nuk do të ketë shumicën absolute, por duket se 80% të këtij kuvendi do ta përbëjnë tri parti (LDK, PDK dhe AKR).

Në anën tjetër, statusi i padefinuar i Kosovës dhe papunësia vazhdojnë të mbesin dy problemet kryesore në Kosovë. Kosovarët preokupohen në shkallë përafërsisht të njëjtë me këto dy probleme, sipas hulumtimit.

Ndërsa më pak se gjysma e respondentëve (41 për qind) e përkrah shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës edhe nëse pavarësia nuk njihet as nga SHBA-të, as nga BE-ja- përderisa shumica dërmuese (84%) e përkrah shpalljen e njëanshme nëse pavarësia njihet vetëm nga SHBA-të dhe disa shtete të BE-së.

Sipas qytetarëve të Kosovës, çështjet prioritare për Qeverinë e Kosovës pas zgjidhjes së statusit janë sundimi i ligjit dhe energjia. Sistemin shëndetësor dhe atë arsimor e konsiderojnë prioritet përafërsisht çdo i treti qytetar, përderisa shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarit dhe pronës, çdo i katërti.

Ky hulumtim (sipas metodës ballë për ballë) është kryer me 1 003 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë) të moshës 18+ vjeçare, dhe margjina e gabimit e të cilit, sipas realizuesve të tij, sillet rreth ±3.1%.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori