“Një mikeshë e imja kishte ftuar miqtë e të birit të shkonin të shtunën së bashku në teatër. Por në mëngjes i biri ishte zgjuar me dhimbje gryke. Sigurisht që në atë gjendje nuk mund të dilte. Por si duhet të bëjë një nënë për të mos e zhgënjyer fëmijën e vet? Prej shumë ditësh vogëlushi shprehte me zë të lartë gëzimin që kishte se do dilte bashkë me shokët e tij. Kështu mikja ime improvizoi një festë në shtëpi. Po ju tregoj se si u organizua dhe përballoi këtë gjë të papritur. Sepse mund të ndodhë shpesh që në muajt e dimrit të lësh takim me fëmijët në parkun e lodrave, por nis shiu në momentin e fundit dhe nuk mund të dalësh jashtë. Atëherë mund të jetë një ide për të gjitha ato gra që kanë një fëmijë të vogël”.
NISET NGA DHOMA E TIJ
Për të krijuar hapësirën në të cilën fëmijët të lëvizin lirisht, çohen drejt murit të gjitha mobilet lëvizëse që pengojnë qarkullimin e lirë të fëmijëve. Hiqen të gjitha objektet që mund të thyhen dhe janë delikate. Ju propozoj që në derën e dhomës të varni një kartelë ku të shkruhet:”Kjo është dhoma e lojës”. Është një veçori e rëndësishme:sepse i bën të vegjlit të ndjehen në një hapësirë të tyren.
ZGJEDHJA E LOJËRAVE
Përpara se të arrijnë miqtë e vegjël është mirë të mendohet se me çfarë do t’i argëtosh. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kesh situatën nën kontroll. Nëse fëmijët lihen të lirë të bëjnë atë që dëshirojnë, patjetër që do krijohet një kaos i paparë. Në zgjedhjen e lojërave që do i propozoni të ftuarve është mirë të dëgjoni opinionin e djalit tuaj. Por nëse ai zgjedh playstation ose i pëlqen të bëjë Tarzanin, bëjeni të arsyetojë. Me pak hapësirë në dispozicion mund të funksionojë një lojë si “Ku është fshehur thesari” ose “Biz”; ku do të apasionohet si ai dhe fëmijët e tjerë. Pse jo mund ti propozoni fëmijëve të bëjnë një festë me kostume. Nuk do e harrojnë kurrë…!
DUHET NJË TEATËR
Për të evituar që të vegjlit të mërziten mund të sajohet një teatër. Mund të vini burrin tuaj të lexojë një përrallë ndërsa nëna i interpreton personazhet me kukulla. Meqë kalamajve u pëlqen shumë të imitojnë të rriturit mund të bëni disa bileta ose ftesa që atyre t’u duket vetja si të rritur. Përpara se të zënë vend në teatër shpërndajini bileta ku ato duhet të paguajnë me monedha të bëra enkas prej jush. U pëlqen shumë të bëjnë tamam sikur kanë shkuar në një shfaqje të vërtetë.
NJË KONCERT I BUKUR
Çfarë orkestre mund të formoni? Tenxheret, për shembull, së bashku me pirunat ose lugët prej druri mund të bëhen daulle shumë të mira. Por duhet të jeni një drejtues i mirë orkestre, dhe fëmijët të mos i bien rastësisht secili në qejf të vet.
Duhet të keni autoritetin e duhur, në mënyrë që fëmijët ti bien në mënyrë të organizuar tenxhereve dhe të formojnë një orkestër të pëlqyeshme. Këshillojini fëmijëve që para se ti bien të numërojnë deri në dy dhe në të tretën ti bie tjetri të numërojë deri në tre e më pas ti bjerë e kështu me radhë. Koncerti i zhurmave do ti entuziazmojë jashtëzakonisht shumë.
ËSHTË ORA E TË NGRËNIT
Është mirë që ti keni përgatitur disa panine të mira me sallam, djathë, ose çokollatë. Të zgjedhin mes këtyre shijeve i bën të ndjehen më të mëdhenj se ç’janë. Dhe mbi të gjitha janë gjërat më të pëlqyeshme të fëmijëve. Sigurisht që mund të shtoni ndonjë coca-cola ose fanta sipas mundësisë.
KËNAQËSI E PAKUFISHME
Kështu ka vepruar mikja ime, dhe djali i saj u kënaq shumë. Nuk është e rëndësishme që për fëmijët të shpenzosh shumë për t’u argëtuar. Dhe me ide të tilla që janë më shumë të mbushura me fantazi ato kënaqen dhe ndjehen të vlerësuar. Ndaj nëna të dashura organizoni herë pas here festa të tilla dhe fëmijët tuaj do të lumturohen. Në kohën e sotme nuk kemi më kohë për fëmijët, por duhet gjetur koha për ta bërë fëmijën të lumtur e për të gjetur motive të kënaqet vetë bashkë me miqtë e vet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme