Site icon Telegrafi

“Një epokë e re”: ‘Mishi i prodhuar në laborator’ merr miratimin për shitje në SHBA

Dy kompani, Upside Foods dhe Good Meat, kanë thënë të mërkurën se kanë marrë miratimin përfundimtar të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA) për të shitur “mish të prodhuar në laborator”, duke hapur rrugën për shitjet e para të këtij produkti në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompanitë janë të parat që përfundojnë një proces miratimi me shumë hapa për të ashtuquajturin “mish të kultivuar”, i cili rrjedh nga një mostër qelizash blegtorale që ushqehen dhe rriten në “kazan çeliku”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka përcaktuar tashmë se ushqimi është i sigurt për t’u ngrënë.

Me miratimet, Shtetet e Bashkuara do të bëhen vendi i dytë pas Singaporit që do të lejojë shitjen e këtij produkti.

“Është një ëndërr e realizuar”, tha Uma Valeti, CEO e Upside, në një intervistë për Reuters. “Kjo shënon një epokë të re”.

Kompanitë, të cilat të dyja prodhojnë “pulë të kultivuar”, planifikojnë që fillimisht ta shërbejnë produktin e tyre në restorante të nivelit të lartë përpara se të arrijnë në një kosto më të ulët për dyqanet ushqimore.

Dhe kompanitë thanë se ata janë ende duke përcaktuar një afat kohor të saktë se kur produktet “do të jenë në pjatë”. /Telegrafi/

Exit mobile version