Site icon Telegrafi

“Një ditë e keqe për Putinin”

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar dërgimin e 60.8 miliardë dollarëve ndihmë të huaj për Ukrainën.

Dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se votimi përfaqëson një “ditë të keqe për Putinin” dhe një “ditë të keqe për këdo që guxoi të besonte se Amerika mund të lëkundet kur vjen puna për të mbrojtur atë që përfaqëson”.

Ai vlerësoi politikanët republikanë dhe demokratë që “bënë zgjedhjen e duhur”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Reagon Kremlini, pas miratimit të “paketës së madhe” për Ukrainën nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së

Kuleba tha se ai shpreson se projektligji do të miratohet plotësisht në ligj së shpejti, në mënyrë që ndikimi i tij të mund të “ndihet nga luftëtarët tanë në vijën e parë”.

Ndryshe, lidhur me votimin, një reagim ka pasur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka përshëndetur ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, për të cilën ai thotë se demonstron “mbështetje të vazhdueshme dypartiake” për përpjekjet e saj të luftës.

Lexo po ashtu Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton “paketën e madhe” të ndihmës për Ukrainën

“Kjo rritje e konsiderueshme e ndihmës do të plotësojë dhjetëra miliarda ndihma që i ofrohen Ukrainës nga aleatët evropianë”, citohet të ketë thënë ai në një deklaratë.

“Në Këshillin NATO-Ukrainë të premten, ministrat aleatë të Mbrojtjes ranë dakord të ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore”.

“Unë inkurajoj Senatin të veprojë shpejt për t’ia dërguar këtë projekt-ligj presidentit (Joe) Biden”. /Telegrafi/

Exit mobile version