Lewis Saunderson ka vendosur t'i përgjigjet reagimit me të cilin u përball pasi publikoi një video në TikTok.

Përkatësisht, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mos lënies së fëmijëve pa mbikëqyrje në pishinë, ai ka bërë sikur ka hequr sytë nga djali i tij duke luajtur në pishinë për disa sekonda, për çka edhe djali i vogël është “mbytur”.


Ai në mënyrë dramatike mori djalin në krahë dhe filloi të bërtiste, prandaj shumë e cilësuan menjëherë videon si të kundërthënëse.

@lewissaunderson38

Visit TikTok to discover videos!

"Duhen vetëm 30 sekonda që një fëmijë të mbytet. Mos i lini fëmijët pa mbikëqyrje në pishina", tha Lewis dhe theksoi se video që ai publikoi nuk ishte e vërtetë.

Ndonëse ka grumbulluar 44 milionë shikime dhe më shumë se 1.5 milion pëlqime, shumica në komente zbuluan se ishin "të hutuar" dhe "të shqetësuar", ndërsa sjelljen e Lewis e konsideronin "psikopatike".

"Si do t'ia shpjegoni këtë djalit tuaj kur të rritet?" e pyeti një person.

“Merr një ditë pushim, je psikopat”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/

@lewissaunderson38

Reacting to my recent Viral Video 🌏 #viral #viralvideo #viraltiktok #lewissaunderson #actor #acting #awareness #reaction #reactionvideo #fy #fypシ #fypシ゚viral #foryou #trending #explore #explorepage