LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate: Gjykata Kushtetuese ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit

Nisma Socialdemokrate: Gjykata Kushtetuese ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate dërguar mediave ka shprehur shqetësim në lidhje me zhvillimet e fundit rreth çështjes kontestuese në mes të komunës së Deçanit, Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.

Siç thuhet në komunikatën e Nismës Socialdemokrate, ata janë  kundër zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 19 maj 2016, me të cilin i njihet pronësia ndaj pronave dhe ndërmarrjeve publike Manastirit të Deçanit, transmeton Telegrafi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është i bazuar në vendimet e kohës së masave të dhunshme në vitet 1990-1999, vendime këto që bota demokratike i ka shpallur null (shih vendimin e UNMIK-ut), dhe se


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shkelur rendë aktin me të lartë juridik të vendit tonë, ngase ka legalizuar vendimet e kohës së Millisheviqit.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, thekson se zgjidhja e vetme e kësaj çështje është kthimi në pronësi të Komunës së Deçanit, të pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat duhet të i shpallë asete kombëtare Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Nisma.

Sipas kësaj partie, çdo tentimi i faktorit politik ndërkombëtar në Kosovë, për të interferuar në zbatimin e një vendimi anti-kushtetuese dhe diskriminues për qytetarët e Komunës së Deçanit, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për interesin e përgjithshëm të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori