“Është një kënaqësi e madhe për mua që të jem sot këtu me ju në këtë veprimtari të veçantë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Më lejoni të falwnderoj drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për këtë veprimtari si dhe për kontributin që kjo organizatë ka dhënë për 16 vjet me veprimtarinë e saj për mbrojtjen, promovimin dhe çuarjen përpara të çështjeve shqiptare, për paqen, qëndrueshmërinë dhe demokracinë në Shqipëri dhe në rajonin tone”, tha Nishani, transmeton BalkanWeb.

Kreu i shtetit shtoi se “100-vjetori i Pavarësisë është një çast i jashtëzakonshëm, madhështor dhe i veçantë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ata jetojnë, në rajon, në Evropë dhe anembanë botës, duke përfshirë edhe ju këtu në Amerikë, kudo ku shpalosen ngjyrat tona kombëtare”.


“Është një çast solemn që na bashkon të gjithëve ne këtu sot kur koha më në fund na gjen në anën e duhur të historisë, në situatën më të mirë, në çastet më të përparuara dhe të zhvilluara që Shqipëria dhe kombi shqiptar kanë njohur. Është një çast me peshën dhe rëndësinë e tij që na bën të ndihemi krenarë për mbijetesën dhe rezistencën tonë si dhe me pozicionin që Shqipëria mban sot e kësaj dite”, tha Nishani. /Telegrafi/